Komentuesi: Vetë i bën këto
postime? Rama:Pjesë e detyrës

Komentuesi: Vetë i bën këto<br />postime? Rama:Pjesë e detyrës
Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka zgjedhur qytetin e Gramshit për të prezantuar “Rilindjen Urbane”.
 
Një shesh i cili është transformuar dhe nuk ngjason aspak me atë që ishte disa vite më parë, dhe kjo gjë është evidentuar në postimin e kryeministrit në Facebook.
 
Por ashtu sikurse të gjitha postimet e tij ku komentues të shumtë e kritikojnë, e përgëzojnë, por ka dhe nga ata që e pyesin për çështje të caktuara.
 
Një komentues është shprehur se dyshon që këto postime i bën vetë Rama pasi sipas tij nuk mendon se një njeri që qeverisë një vend mund të ketë kohë. Por Rama këto postime i ka cilësuar si pjesë e rëndësishme e detyrës.
 
Komentuesi: O Edi mirmèngjesi dhe ti, kurjoze jam, kush ti ban kto foto, vetè shkruan apo nej tjetèr ? Se sbesoj tkesh nerva pèr kto gjèra
Rama: Muniver, "kto gjera" jane pjese e detyres, quhen komunikim me njerezit!
 
Komentuesi: Pa perdorur filtra fare eeee😂😂😂
Gramshi e ka kulture xhiron e mbasdites dhe sheshi duhet i bukur ..
po tani gjeju ndonje pune paradite...
Rama: Interesant shume, po mire si thua ti, nuk kane te drejte ata njerez te kene qytetin e tyre, po duhet te lindnin e te plakeshin me nje parkim ne vend te qendres se qytetit?! Shkollohu Jurild shkollohu, lexo Jurild lexo, meso diturine dhe modestine, qe mos kujtosh se mjafton te kesh fejsbuk per t'u bere i vlefshem shoqërisht
 
Komentuesi: O edi dibren kur e ke ne mend te harove i more votat
Rama: Dibren, nuk e sheh kantierin mu ne qender te Dibres EMi DEmiri? Ka edhe te tjere kantiere, po nese nuk ta shohin syte bulevardin e ri qe po ndertohet, zor se te kap me shume cepi i syrit😀

rama
(Komentet në postimin e Ramës)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës