Ish-kryeministri Sali Berisha vijon ta shfrytëzojë rrjetin social Facebook për të denoncuar ato që i dërgon "Qytetari Dixhital", të cilat në pjesën dërrmuese të rasteve janë të pakonfirmuara, ndërsa pjesa tjetër e 'denoncuesve' e përdorin për argëtim.
Ndërsa sot, ajo që ka marrë vëmendjen e ndjekësve të Facebook, nuk është denoncimi i Berishës për emërimet korruptive, sipas tij, në administratën shtetërore, por foto me të cilën ai e shoqëron. Berisha ka publikuar një foto ku duket mjaft i ri në moshë (sot 72 vjeç), foto e cila daton në fillim të viteve 90, kur ai ishte President.
Komentuesit s'kanë kursyer ironitë me foton e Berishës. Dikush e pyet se se ç'lidhje ka foto me lajmin, të tjerë shtojnë se Berishës i duket vetja ende i ri, ndërsa dikush tjetër e quan marrëzi, duke iu drejtuar se "ke ikur i ri dhe ti".

(Komentet në postimin e Berishës)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com