Komentuesit: Largohu se na e
shpife, Berisha: Lakej të Ramës

Komentuesit: Largohu se na e<br />shpife, Berisha: Lakej të Ramës
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për reagim ndaj “cinizmit të Ramës” që udhëton në Nju Jork teksa në vend ka përmbytje. Por, në vend të mbështetjes së fansave në Facebook, ish-kryeministri ka marrë një kërkesë prej tyre; të largohet nga politika se ka 25-vjet dhe s'ka bërë asgjë nga ato që denoncon kundërshtarin.

Ndërsa përgjigja e tij ndaj komentuesve është e menjëhershme, duke përdorur edhe fjalë fyese. 

Statusi i Berishës:
 “Ne te gjithë këtë situate katastrofe natyrore, Edvin Kristaq Rama ne nje akt te paimagjinueshëm për një kryeministër qe ndjen minimumin e përgjegjësisë për detyrën e tij:
 
1-Nuk ka dhënë asnjë qindarke për zonat e përmbytura madje nuk ka shqiptuar nje fjale te vetme dhe nuk ka ngushëlluar apo dhënë asnjë ndihme per familjet e viktimave. Po rikujtoj ketu se ai me deputetet e tij gjate shqyrtimit te buxhetit ne shtatorin qe kaloi, shkurtoi me 60% fondin e emergjencave dhe jo vetëm kaq por ai vet,
 
2- Çau ferrën për Nju Jork per te hapur ekspoziten e zhgaravinave te tij personale duke marre me vete edhe punonjës te shtetit ne shkelje flagrante te çdo ligji.
 
3-I pa penduar per aktin e tij te shemtuar cinik, perçmues ndaj qindra mijra qytetareve qe u perballen me egersine e motit, te braktisur nga mender kryeministri i tyre, arrin deri aty sa t’iu drejtohet shqiptareve me FB nga Nju Jorku se, une vertet jam per hesape te mia ne Nju Jork por ja ku e keni facebookun tim si deshmitar qe une jam ne krye te detyres, ose te pakten facebooku im eshte, sepse ju kaq meritoni”
– shkruan Berisha.
 
Në fund, ish-Kryeministri për këtë sjellje përbuzëse ndaj qytetarëve, duhet reaguar duke e bllokuar Ramën në aeroport.
 
Ne çdo vend te botes qytetaret do reagonin me se paku duke e bllokuar ne aeroport një kryeministër cinik, armiqësor, përbuzës gjer ne mohim te njerëzve ne fatkeqësi po te guxonte ti braktiste për te hapur ekspozita personale. Ju bej thirrje shqiptareve ti rezervojnë po kete qëndrim pinjollit te etërve xhelat te shqiptareve, Edvin Kristaq Rames! – e mbyll Berisha.
 
Por, për fatin e tij të keq, asnjë nuk e merr seriozisht. Të gjithë e tallin ose e kundërshtojnë.

Një prej komentuesve në faqen e tij të Facebook i kërkon të largohet se ka ndenjur në pushtet prej 25 vitesh e s'ka bërë asnjë nga ato që denoncon sot. Por përgjigjia e Berishës është e menjëhershme, i cili e quan komentuesin "lake të Edi Ramës", pra duke prishur gjuhën sërish pas degradimit të fjalorit në seancën e Kuvendit ditën e enjte. 

berisha ne fb
berisha ne fb

saliu pergjigjet
(Replikat e Berishës me komentuesit në FB)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime