Kometa Neowise mbi qiellin e Shqipërisë (Fotot nga bregdeti)

Kometa Neowise mbi qiellin e Shqipërisë (Fotot nga bregdeti)

Prej fillimit të muajit Korrik, kometa Neowise ka tërhequr vëmendjen botërore ndërsa është fotografuar në shumë shtete në Hemisferën Veriore ku është e dukshme aktualisht.

Përmes fotove të shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Report TV Antonio Çakshiri ju tregojmë se si duket kometa nga Shqipëria. Fotot të realizuara mbrëmjen e të dielës nga bregdeti i Golemit dhe nga autostrada Tiranë - Durrës. (Shikoni fotogalerinë e mëposhtme)

Kometa mund të shikohet me sy të lirë, ndonëse më e zbehtë, në drejtimin Veri-Perëndim, rreth 1 orë pas perëndimit të Diellit deri rreth mesnatës në horizont.

Afrimi i kometës Neowise me Tokën u zbulua nga astronomët më 27 Mars 2020 ndërsa distanca më e afërt do të jetë në 23 korrik, më pas ndriçimi i kometës do të filloj të venitet teksa ajo i largohet Tokës. Sipas astronomëve periudha e orbitimit të kësaj komete në Sistemin Diellor është rreth 6 mijë e 766 vjet dhe vetëm pas kaq vitesh do të jetë sërish e dukshme në qiellin e natës. 

Kometa Neowise ndodhet në një distancë të sigurt me Tokën prej 103 milion kilometrash larg ndërsa ajo është kometa më e shndritshme që mund të shihet më sy të lirë pas kometës "Hale-Bopp" në vitin 1997. Afrimi i radhës i kësaj të fundit do të ndodhë më 28 korrik të vitit 2061.

Ora 02:39
Kometa Neowise mbi qiellin e Shqipërisë (Fotot nga bregdeti)
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Hasan Pordha: 20/07/2020 09:11

      Qofte me fat kometa

      Përgjigju
    • Astronomi: 20/07/2020 04:04

      Pas 6000 vjetesh do kaloje lexojini mire kur ti vidhni lajmet

      Përgjigju
      • Astronomi i vertete: 20/07/2020 12:14

        Ne 2061 e kane llogaritur astronomet e huaj qe do kaloje serish. Kjo komete u zbulua ne mars per here te pare dhe ka nje periudhe orbitimi 6800 vjet, por jo rreth tokës, rreth diellit, rreth te cilit rrotullohemi ne. Mos beso portalet qe thone ne 6 apo 7 mije vjet, ne 2061 do jete serish e dukshme per shkak te levizjes se tokes por jo ne te njejten distance sic eshte tani por miliona kilometra me larg ky afrim i fundit

    • Sondazhi i ditës:
      6 Dhjetor, 08:38

      A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



    ×

    Lajmi i fundit

    Media: Xhihadistët në Siri marrin nën kontroll bazën raketore ruse

    Media: Xhihadistët në Siri marrin nën kontroll bazën raketore ruse