/ATSH/.-Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF, reagon ndaj lidhur me mirëqenien e fëmijëve të cilët me familjarët e tyre po emigrojnë ilegalisht nga Kosova, me fluks të madh muajt e fundit. KOMF thekson se emigrimi ilegal vë në rrezik jetën e fëmijëve.
"Emigrimi ilegal ka rreziqet e veta, përfshirë udhëtimin jo të sigurt, temperaturat e ulëta të sezonit dimëror, qëndrimin e gjatë nëpër kampe, etj. Iu kërkojmë institucioneve publike, të mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe garantimin e mirëqenies së tyre, të marrin masat urgjente për të parandaluar dhe menaxhuar situatën e krijuar", theksohet sot në një deklaratë.
Shtohet se, vetë statistikat e emigrimit të nxënësve të dhëna nga Ministria e Arsimit janë tejet alarmante. "KOMF shprehshqetësim edhe për rastet, të cilat janë raportuar në media, lidhur me emigrimin e fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit apo kujdestarët e tyre. Po ashtu, kërkojmë nga Policia kufitare që të kenë parasysh rastet e tilla", thuhet në deklartë.
Ne, vijon KOM, jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të qytetarëve të Kosovës dhe po ashtu për të drejtën e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë."Por, apelojmë të gjithë prindërit që të mendojnë për rreziqet në të cilat mund të vihen fëmijët e tyre duke ndjekur rrugën e emigrimit ilegal. Kosova po humb kapitalin kryesor të vendit, andaj i bëjmë thirrje institucioneve që të marrin masa në mënyrë emergjente për situatën e krijuar", përfundon deklarata.
/Shqiptarja.com