Komisar Gani Malushi nga sot
prehet në “Varrezat e Dëshmorëve”

Komisar Gani Malushi nga sot<br />prehet në “Varrezat e Dëshmorëve”
TIRANË - Trupi i pajetë i Komisarit, Gani Malushi i shpallur "Dëshmor i Atdheut", i rënë në krye të detyrës 10 vjet më parë, prehet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar në Varrezat e Dëshmorëve merrnin pjesë drejtues të lartë të policisë, të afërm dhe kolegë.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, tha se, "po organizojmë sot këtë ceremoni për të përjetësuar anëtarin e kombit si një motiv e frymëzim më shumë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Ky ishte një detyrim yni ndaj "Dëshmorit të Atdheut", familjes dhe shokëve e kolegëve të tij", u shpreh Burgaj.

Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se "10 vjet më parë ne humbëm kolonel Gani Malushin, një nga oficerët dhe drejtuesit më të talentuar të policisë, një nga miqtë, kolegët dhe të afërmit tanë më të shtrenjtë, por pavarësisht dhimbjes së madhe ne ndihemi krenarë për aktin e tij vetëmohues dhe shpirtin e sakrificës në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit njerëzor".

Komisar Gani Malushi, lindur në Radovicë të Kolonjës në 1953, me arsim të lartë, është titulluar oficer policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit në vitin 1979 në Drejtorinë e Tiranës, Rajoni nr.2.

Komisar Malushi ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit nga viti 1995 deri në vitin 2003. Gjatë kësaj periudhe ka punuar në strukturat e policisë në rrethe të ndryshme të vendit si në Tiranë, Elbasan, Lezhë, Berat, Tropojë, Kukës, Peqin, Librazhd, Krujë, Durrës. Gjatë karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit ka kryer detyra të ndryshme si punonjës policie, komandant toge, komandant reparti, shef rendi, shef komisariati si në Berat, Rinas, Tropojë, Librazhd, Krujë, Shef Policie dhe Zv/Drejtor në Berat, Drejtor Policie në Kukës.

Nga prilli i 2003, Komisar Malushi ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë dhe më datë 6 gusht të po këtij viti u plagos rëndë në krye të detyrës, për pasojë humbi jetën një ditë më pas.

Komisar Malushi, duke shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në shumë operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, në parandalimin dhe zbulimin e krimit.

Në shtator të 2013, Presidenti Alfred Moisiu i akordoi Komisar Malushit Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin "Për organizim e drejtim cilësor të punës, për profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrës". Komisioni Qendror i Statusit "Dëshmor i Atdheut" me vendimin nr.40, datë 16.11.2004 e ka shpallur ish punonjësin e policisë Gani Jahçe Malushi "Dëshmor i Atdheut".
varimi i gani malushit
(Në foto, varrimi i oficerit të policisë të rënë detyrë 10 vjet më parë, Gani Malushit, në varrezat e Deshmorëve)
varimi i gani malushit
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca