Komisar Lamaj po hetonte Arben
Frrokun për vrasje në Belgjikë

Komisar Lamaj po hetonte Arben<br />Frrokun për vrasje në Belgjikë
TIRANË -Arben Frroku, i akuzuari për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, po hetohej nga ky i fundit për një vrasje të ndodhur në Belgjikë. Në fakt, sipas shkresave zyrtare rezulton se kryekomisar Lamaj në vitin 2012 i ka kërkuar Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol Tiranë, verifikimin pranë autoriteteve belge për dy vëllëzerit Frroku: Arbenin dhe Markun.

Sipas informacioneve që kryekomisari zotërontë dy vëllëzërit ishin shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet belge dhe se ata ishin prezantuar në belgjikë si shtetas kosovarë me emrat, Arben Frroku si Liman Krasniqi e Mark Frroku si Azem Krasniqi. Vrasja, që ata kishin kryer sipas kryekomisar Lamajt, kishte ndodhur në vitin 1995-1996, kohë në të cilën ata kishin jetuar në Belgjikë. A ishin korrekte informacionet, që kishte kryekomisar Lamaj?

Shqiptarja.com zbulon sot një shkrim, të publikuar janarin e 2010 në një gazetë belge dënimin e 4 shqipatëve me deri 10 vjet burg për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në 5 mars të1999. Mes 4 të dënuarve janë dy vëllezër shqipatë më mbiemrat Frroku, njëri quhet Mark dhe tjetri Nardi. Aleksandër Kurti u qëllua për vdekje me thika në një stacion metroje në jug të Brukselit. Sipas gjykatëses, Isabelle De Saedeleer ai ndodhej në Bruksel për të ndihmuar disa shqiptarë të kalonin nga Belgjika në Angli, ku ai jetonte.

Gjatë kohës që ndodhej në Bruksel, ai ka takuar një prostitutë shqiptare, që ai e njihte që në Shqipëri, dhe e ka kërcënuar atë, se do i tregonte familjes së saj. Vajza e alarmuar ka njoftuar tutorin e saj, Nardi Frroku, i cili sipas gjykatës belge organizoi një ndëshkim për Kurtin. Në këtë ndëshkim morën pjesë: Nardi Frroku, Mark Frroku, Besnik Vuka dhe Lek Bib Xhafa.

Vendimi i gjykatës në dënimin e të akuzuarve u morr në bazë të dëshmive të Nickollas Kurtit dhe dëshmitarëve që gjykata i ka mbajtur anonimë. Sipas gjykatës belge katër të dyshuarit kanë paramenduar vrasjen, dërkohë që është hetuar dhe shtetasi shqiptar me emrin Alfred Kola. Ky i fundit ka ndihmuar të dyshuarit të lënë Belgjikën, por nuk ka marrë një dënim. Sipas gazetës belge, këta persona cilësohen si kreret e prostitucionit në Bruksel dhe Charleroi.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë