TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të zbardhur çështjen e serverit të Tatimeve.
Kushtetuesja shfuqizoi në këtë mënyrë si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin e Kuvendit që nuk miratoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni që do të hetonte për ndërhyrjet në serverin e Tatimeve. Përfaqësuesit e opozitës pretendojnë se kërkesa për Komision Hetimor, u rrëzua pa shkaqe ligjore dhe se argumenti se "për këtë çështje po hetonte Prokuroria", nuk qëndron.
Serveri i Tatimeve u bllokua pak muaj më parë duke krijuar probleme për të dhënat e bizneseve. Sipas demokratëve kjo situatë krijoi pasiguri te sipërmarrja dhe krijoi hapësira për evazion fiskal.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com