Komisioner, delegat dhe kandidat njëkohësisht! Rasti unik në zgjedhjet e FSHF-së

Komisioner, delegat dhe kandidat njëkohësisht! Rasti unik në zgjedhjet e FSHF-së

Statuti i “përmirësuar” i FSHF-së, vazhdon të ketë hapësira të mëdha për konflikte të mundshme interesi, apo dublim pozicionesh në detyra të ndryshme. Por rasti që shfaqet në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së të këtij viti është unik, pasi një person do të jetë njëkohësisht komisioner, delegat me të drejtë votë dhe kandidat.

Në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së gjendet edhe emri i Ervin Canollarit, drejtues në akademinë “Internacional” në Pezë. Ai ka marrë propozimet e mjaftueshme për të qenë pjesë e kësaj gare, sipas verifikimit që i është bërë nga… Ervin Canollari.

I njëjti person rezulton në fakt se është edhe anëtar i Komisionit të verifikimit të delegatëve për zgjedhjet në FSHF dhe nëpërmjet tij kanë kaluar të gjitha propozimet e anëtarëve të institucionit të futbollit. Tani, ai pret që të votohet nga delegatët me të drejtë vote në Asamble, një prej të cilëve është… Ervin Canollari.

Ai u zgjodh nga Shoqata Rajonale e Tiranës si një prej delegatëve me të drejtë vote që të përfaqësonin futbollin amator të kryeqytetit në këto zgjedhje, duke regjistruar kështu një rast unik sa i përket konfliktit të interesit që mund të dhurojë statuti i “përmirësuar’ i FSHF i cili u miratua me ngut një vit më parë./Panorama

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos