Komisionerët e Helsinkit thirrje për
zgjedhje të ndershme në Shqipëri
Në prag të zgjedhjeve lokale të ditës së dielë në Shqipëri, Komisioneri Rep. Robert Aderholt dhe Kryetari i Komisionit të Helsinkit Rep. Chris Smith kanë nxjerrë një deklaratë.
TIRANE- Në prag të zgjedhjeve lokale të ditës së dielë në Shqipëri, Komisioneri Rep. Robert Aderholt dhe Kryetari i Komisionit të Helsinkit Rep. Chris Smith kanë nxjerrë deklaratën e mëposhtme:
“Populli i Shqipërisë meriton një mundësi të ndershme për të zgjedhur një qeverisje vendore të përgjegjshme dhe të ndershme, çka është jetike për ta ndihmuar atë që të arrijë aspiratat për prosperitein, si dhe vendosjen e shtetit ligjor. Qytetarëve shqiptarë i duhet bërë e mundur që të kenë besim se po marrin pjesë në një proces zgjedhor transparent, pa intimidime, kërcënime, apo sulme ndaj kandidatëve, mediave, zyrtarëve të zgjedhjeve, apo votuesve.
“Fatkeqësisht, të gjitha këto janë shqetësime aktuale në Shqipëri, dhe ne shpresojmë se këto zgjedhje do të vëzhgohen rreptësisht nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos nga
OSBE-ja dhe nga vetë grupet e brendshme shqiptare.
Sipas OSBE-së, zgjedhjet e së dielës për kryebashkiakë dhe këshille bashkiake janë zgjedhjet e para që zhvillohen për njësitë e reja qeverisëse që janë vendosur nga reforma parlamentare e 2014-s që sjell 61 bashki të reja, që zëvendësojnë 373 bashkitë dhe komunat.
Komisioni i Helsinkit i SHBA-ve, ka monitoruar dhe nxitur Shqipërinë që të implementojë angazhimet e OSBE-së përmes vizitave në vend, këshillimeve në Kongres dhe deklaratave periodike përgjatë 25 vite.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga duart e krimit te fuqizimi i grave: Transformimi i jashtëzakonshëm i një sipërmarrjeje
8 Mars, 16:28
-
OSBE mbledh gjyqtarët, fokus forcimi i rolit të tyre në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve
7 Mars, 17:18
-
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së, Tarran thirrje të rinjve dhe diasporës: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar
6 Shkurt, 12:25
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44