Komisionerët e Partisë Demokratike nuk janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen e materialeve zgjedhore sipas ligjit. Kjo gjë ka sjellë ngërç në ecurinë e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Deri më tani, PDGjirokastër nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me mungesën e komisionerëve në 29 qendra votimi.

Materialet janë tërhequr vetëm në 7 qendra nga 37 qendra votimi deri më tani. Komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur në të gjitha qendrat e votimit.


Lajmi kryesor:

Koalicioni Meta-Berisha ndryshon anëtarët e komisioneve në QV-të e Korçës! Komisionerët e PD-së s’paraqiten për tërheqjen e materialeve zgjedhore në Dropull