![]()
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në përfundimin të vizitës së tij në Rafah të Egjiptit, ka shkruar për situatën në kufi me Rripin e Gazës.
"Në Rafah isha në portat e asaj që është një makth i gjallë në Gaza. Ndjej, thellë brenda, dhimbjen dhe vuajtjen e pamasë të çdo personi, të dashurit e të cilit janë vrarë. Ne të gjithë duhet ta ndiejmë këtë dhimbje të përbashkët dhe t'i japim fund këtë makth”.
Turk shtoi se kolegët e tij janë në mesin e shumë palestinezëve që luftojnë për të marrë ushqim, ujë, energji elektrike dhe karburant, vuajnë netë pa gjumë të mbushura me agoni, ankth dhe dëshpërim.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Blinken refuzon thirrjet për armëpushim: Hamasi është ende në Gaza! Trupat izraelite 700 metra larg spitalit al-Shifa








