Komisioneri i tregtisë së BE-së viziton Kievin, bisedime me Zelensky: Hapa konkret për integrimin evropian

Komisioneri i tregtisë së BE-së viziton Kievin, bisedime me Zelensky: Hapa konkret për integrimin evropian

1668776448_Valdis.PNG

Komisioneri i tregtisë i Bashkimit Evropian, Valdis Dombrovskis vizitoi Kievin të premten për bisedime me presidentin Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Shmyhal mbi mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

"Mbërrita në Kiev për të diskutuar mbështetjen e BE-së për #Ukrainë, fokusimin në mbështetjen financiare emergjente dhe planet tona për vitin 2023. Unë do të diskutoj gjithashtu me @ZelenskyyUa dhe @Denys_Shmyhal hapa konkretë për një integrim më të ngushtë ekonomik midis BE-së dhe Ukrainës:, shkroi në Twitter Dombrovskis, një nga tre nënkryetarët ekzekutivë midis 27 komisionerëve të BE-së, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

BE-ja ka mbështetur Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, duke vendosur disa raunde sanksionesh të reja ndaj Moskës dhe duke i ofruar Kievit ndihmë financiare.

Zyrtarë të lartë të BE-së, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe një numër liderësh të vendeve anëtare të BE-së, kanë treguar gjithashtu solidaritet me Ukrainën duke vizituar Kievin që nga fillimi i luftës.

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic tha të enjten se blloku do të sigurojë gjithashtu strehë të përkohshme për motin e ftohtë, gjeneratorë dhe pajisje për riparimin e rrjetit elektrik për Ukrainën për ta ndihmuar atë gjatë dimrit pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Në mbrëmje rusët goditën Zaporizhzhian! Blinken: Rusia nuk mund të fitojë, të tërhiqet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan