Komisioneri për Zgjerim i BE Varhelyi, letër Kurtit: Perspektiva e integrimit evropian të Kosovës kërkon vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi
Flamuri i Serbisë, Bashkimit Evropian dhe Kosovës
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, përmes një letre drejtuar kryeministrit, Albin Kurti, i ka kërkuar rinisjen e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Perspektiva e integrimit evropian të Kosovës dhe kthimi në realitet për qytetarët e saj kërkon vazhdimin e Dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në letrën e Varhelyi.
Ai në letrën e tij është shprehur se ky dialog është i domosdoshëm për rrugën e secilit shtet drejt Bashkimit Evropian.
“Kjo është thelbësore për rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal”., shkruhet ne letër.
Komisioneri i BE gjithashtu ka thënë se mezi pret që të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Varhelyi është shprehur se megjithatë, prioritet është “lufta” me pandeminë e COVID-19 dhe pasojave të saj socio-ekonomike, duke shtuar se BE do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese.
“Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”., thuhet në fund të letrës.
Letra e plotë:
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Kosovë/ 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
21 Janar, 15:11
-
Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump
21 Janar, 14:32
-
Vjosa Osmani uron presidentin amerikan Trump pas betimit: Kosova përjetësisht mirënjohëse, vendi juaj shpëtoi popullin tonë!
20 Janar, 20:14
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
I moshuari i vendos flakën dyshekut në një azil në Serbi, 8 viktima, 7 të plagosur
20 Janar, 09:59
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35