Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për integrimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, është takuar sot me komisionerin për zgjerimin Europian Oliver Varhelyi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon disa detaje.
Në 'twitter' komisioneri europian shkruan: 'U takova këtë mëngjes me Zef Mazin, kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, më të cilin diskutova për përgatitjet dhe hapin e ardhshëm në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave. Gjithashtu nënvizuam edhe rëndësinë e avancimit të reformave.'
Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut, shpresojnë të bëjnë hapin tjetër për anëtarësimin në BE teksa Gjermania ka kryesimin.