Prokurori i Apelit Shkodër, Arben Dollapaj, njëherazi dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, doli sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Dollapaj kaloi shkallën e parë të vettingut, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin, duke kërkuar edhe një herë hetim të pasurisë së tij, si dhe shkarkimin nga detyra. Në seancën e sotme, Komisioneri Publik tha se subjekti i rivlerësimit, Arben Dollapaj ka tri pasuri të paluajtshme, një apartament në Bajram Curri, një shtëpi në Valbonë dhe një shtëpi në Selitë, në Tiranë.
Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së një hetim më të thelluat për dy banesa, atë në Valbonë, si dhe banesën tjetër në Selitë. Kjo, pasi sipas Komisionerit Publik, KPK nuk ka kryer hetim të thelluar dhe se për Dollapajn kanë ardhur ankesa nga publiku pas vendimit për konfirmimin e tij.
Në parashtrimet e tij, Komisioneri Publik tha se shtëpia në Valbonë e deklaruar si shtëpi banimi, sipas denoncuesve është ndërtesë e përshtatur për hoteleri për shkak edhe të zonës turistike ku ndodhet, gjë kjo e cila u hodh poshtë nga prokurori Dollapaj. Ndërsa për banesën në zonën e Selitës e cila është blerë 3.9 milionë lekë, Komisioneri Publik tha se banesa kap vlerën e 5 milionëve, dhe për këtë gjë ka dyshime se çmimi mund të jetë favorizues. Dollapaj, nëpërmjet avokatit të tij Viktor Gumi tha se këtë banesë vëllai i tij e ka blerë tek një shtetas kosovarë, ku ky i fundit e ka ndërtuar në vitet 93’ dhe vlera shkon në 2.6 milionë lekë, duke deklaruar se kjo banesë është blerë më shtrenjtë se vlera reale.
Ndërkohë, në dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe anës profesionale, prokurori Dollapaj doli i pastër. Prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje. Dollapaj ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor, 11:20
-
Lezhë/ Hashash e thika në shkolla, shumë zhurmë pak denoncime! Drejtori i shkollës: Prindërit thonë 'pse na shqetëson!'
17 Dhjetor, 14:57
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor, 10:31
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Largohet nga vetingu gjyqtarja e Gjykatës së Gjirokastrës Mirela Iliopullo! E konfirmon dhe KPA
6 Dhjetor, 15:12
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur
2 Dhjetor, 21:24
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor, 12:05
Nese ka prokuror te ndershem dhe te rregullt esht ky zotnia ktu dhe le ta verifikojn Sa te duan ....
Përgjigju