-
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe KQZ apel Partive: Kujdes me përpunimin e të dhënave të votuesve, jo propagandë pa leje
Partitë politike kanë filluar të grumbullojnë të dhënat personale të votuesve, sidomos jashtë vendit, me qëllim që t’i ndihmojnë ata të regjistrohen në zgjedhje. Komisioneri i zgjedhjeve dhe ai i mbrojtjes së të dhënave personale u bënë thirrje partive të mos abuzojnë me to, dhe të mos i përdorin për propagandë pa pëlqimin e votuesit
3 Shkurt, 11:34 -
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
Altin Dumani, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ishte sot palë në seancen gjyqësore publike të zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm te Apelimit, Apelin e Vetting-ut, për subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi, prokuror në prokurorinë e Tiranës.
21 Janar, 09:37 -
Sokol Çomo: Të shqyrtojmë ankimet brenda mandatit, duke ruajtur cilesinë
Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Sokol Çomo, në konferencën që shënoi fundin e mandatit kushtetues të KPK-së dhe IKP-së u shpreh se sfida me të cilën duhet të përballet tani Kolegji është shqyrtimi deri në qershor të vitit 2026, i 120 ankimeve të vendimeve t&
17 Dhjetor 2024, 16:06 -
Mbyllet mandati i KPK-së, Ballhysa: Shpresoj që ky proces të ketë nxitur sadopak frymën e drejtësisë
Komisioneri Publik Florian Ballhysa ditën e sotme nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), vlerësoi se standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar janë të larta e si të tilla kërkohet që të ruhen ato.
16 Dhjetor 2024, 18:27 -
Mbyllet mandati i KPK-së, kryetari Roland Ilia: 805 vendime, 373 konfirmime në detyrë dhe 268 shkarkime
Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve Roland Ilia deklaroi sot se, KPK verifikoi 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë, 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra.Në konferencën “7 vite rivlerësim kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqi
16 Dhjetor 2024, 17:02 -
Kryetari i KLGJ: Kemi kapacitetet për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve
Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi në fjalën e tij nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar
16 Dhjetor 2024, 16:25 -
KPK mbyll mandatin, ambasadori i BE Gonzato: Të ruhet integriteti i gjyqësorit, arritje e madhe puna e këtyre 7 viteve
Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, ditën e sotme nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), u shpreh se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit.Ambasadori vlerësoi punën e këtyre 7 vit
16 Dhjetor 2024, 16:16 -
'Reforma në drejtësi ka forcuar demokracinë dhe ka bërë më të sigurt rrugën në BE', Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet sot
Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues, Altin Dumani u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e
16 Dhjetor 2024, 16:02 -
Mesazhi i fortë i VanHorn: Shumë refuzuan reformën në drejtësi! Vazhdoni luftën kundër korrupsionit, keni mbështetjen e SHBA
E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn dha mesazh të qartë për mbështetjen e reformës në drejtësi. Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit t&eu
16 Dhjetor 2024, 15:51 -
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
KPK, shkalla e parë e vettingut, uli siparin pas 7 vitesh punë dhe kalimit të 805 magjistratëve në sitë. SHBA dhe BE thonë se rezistencë pati por reforma po jep frytet, me të korruptuarit që po dalin para drejtësisë. Çështjet e papërfunduara nga Komisionerët Publikë i kalojnë SPAK, gjë për të cilën Dumani thotë se do rrisë ngarkesën.
16 Dhjetor 2024, 15:45 -
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e 13 Dhjetorit që të kalojë nën administrim të SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve, kjo pasi nga 1 janari 2025, kompetencat e Komisionerëve Publikë do t’i marrë Altin Dumani
15 Dhjetor 2024, 20:30 -
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
Vettingu i KPA-së përfundoi sot procesin e rivlerësimit ndaj ish-inspektores, pas ankimimit që Komisioneri bëri në muajin Qershor. Jepet i njëjti përfundim sikurse edhe KPK, dilet pa një vendim përfundimtar, sepse “objekti dhe qëllimi i këtij procesi ishte bërë i pamundur”, sepse Zhilla ishte dorëhequr
12 Dhjetor 2024, 16:49 -
S’u parashikua asnjë fond për buxhetin 2025, i paqartë tranzicioni i vetingut! Zbardhen 2 shkresat e Komisionerit Publik drejtuar Kuvendit
Kur kanë mbetur vetëm 2 muaj, nga filimi i transferimit të kompetencave nga Komisioneri Publik në SPAK, mbetet i paqartë tranzicioni institucional i procesit të vetingut. Komisioneri Publik lajmëroi me dy shkresa Komisionin e Ligjeve për ngërçin: Na miratoni strukturën organike! Bardhi: Çfarë ndodh nëse ky proces nuk përfundon brenda 3 muajve, do t'i lëmë dosjet që janë në proces rrugës?
10 Nëntor 2024, 09:50 -
Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të Vetingut
Nga 1 janari 2025, grupi i këshilltarëve që punojnë pranë Komisionerit Publik konsiderohen të papunë dhe nuk dihet se kush do ta mbështesë drejtuesin e SPAK-ut në çështjet që do të shpallë për gjykim Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 41 ankime të Komisionerit Publik që presin të gjykohen në Kolegj që nga janari
8 Nëntor 2024, 18:13 -
Komisioneri Publik ankimon vendimet e KPK-së! Kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve Artan Hajredinaj dhe Ardiana Bera
Komisioneri Publik ka ankimuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë për gjyqtarët e Tiranës, Artan Hajredinaj dhe Ardiana Bera.
18 Qershor 2024, 19:40 -
Komisioneri Publik si ONM kërkon shkarkimin e Prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi! Me gruan të papunë bleu apartament, kredinë ia pagoi vjehrri! Fshehu udhëtimet me vëllezërit Frroku
Komisioneri Publik ankimon vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të prokurorisë së Tiranës, Valentin Preçi. Udhëtoi 10 - 11 herë në SHBA. Jetesën atje KPK e vlerësoi me 5 dollarë dita, harruan shpenzimet lindjes 10 mijë dollarë. Dy udhëtimet në Mal të Zi dhe Prizren me vëllezërit Frroku dhe biletat fituese ne lotosport. Prokurori dhe KPK i quajtën rastësore por ONM dhe Komisioneri Publik argumentojnë se nuk ishin të tilla.
3 Maj 2024, 16:53 -
Kaloi vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren e Elbasanit, Zena Lila
Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Në ankimin e paraqitur ndaj vendimit të KPK, thuhet se Lila ka bërë deklarime të ndryshme me shkrim dhe të ndryshme në seancë sa i përket mënyrës së pagesës për blerjen e një apartamenti.
23 Shkurt 2024, 16:49 -
Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës Arben Agovi: Ka mangësi profesionale që s'plotësohen as me trajnim
Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të Arben Agovit prokuror në Prokurorinë e Tiranës për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim për konfirmimin në detyrë.
30 Janar 2024, 10:36 -
-
Komisoneri Publik ankimon në KPA vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Elidon Hysenajt
Komisioneri Publik ka njoftuar se ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Elidon Hysenajt.
14 Nëntor 2023, 18:32