Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Tiranës. Pavarësisht se u konstatua se gjyqtari nuk kishte deklaruar dy llogari bankare të bashkëshortes, KPK-ja e konfirmoi Astrit Faqollin në detyrë, por Komisioneri Publik thotë se ky vendim është marrë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ.
"Komisioneri Publik, në zbatim të kompetencave të njohura nga neni C dhe F i Aneksit të Kushtetutës, referuar neneve 61/3 dhe 63 të ligjit nr.84/2016, mbi të njëjtat prova të administruara nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr.47, datë 25.7.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Faqolli.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni:ëëë.ikp.al
>
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë:,-sqaron KPK.