Fotografia e Ratko Mlladiç në Banja Luka

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se lavdërimi i kriminelëve të luftës, përfshirë Ratko Mlladiç, nuk ka vend në Bashkimin Evropian dhe as në vendet që synojnë të bëhen pjesë e bllokut. Duke folur me gazetarët në Forumin  Strategjik të Bledit në Slloveni, Kos u shpreh se “lavdërimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian, as në vendet që aspirojnë të bëhen anëtare”. Ajo i bëri këto komente duke iu referuar Ratko Mlladiç, ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, i dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimi


Lajmi kryesor:

Serbët nderojnë Mlladiçin, ‘kasapin e Ballkanit’! Homazhe edhe në Bosnje, tubim më 2 shtator në Srebrenicë