Komisionet e Kuvendit diskutojnë të hënën një sërë pr/ligjesh të rëndësishme

/ATSH/- Komisionet parlamentare të Kuvendit, do të diskutojnë të hënën një sërë projektligjesh të rëndësishme ekonomike.
Ndërsa Komisioni për Politikën e Jashtme do të ketë në rend të ditës zhvillimin e seancës informuese me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Shqipërisë, Z. Hellmut Hoffmann. Sipas axhendës të publikuar të shtunën në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të shqyrtojë projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, ndërmjet RSH, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KFV Frankfurt Am Main, për fuqizimin institucional, për programin "Infrastruktura Bashkiake III/IV", furnizimi me ujë dhe kanalizime për vendodhjet Berat - Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lunshnje".
Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskuton projektligjin "Për miratimin e planit afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025". Ndërsa Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka në rend të ditës, miratimin e Proçesverbalit të mbledhjes së Komisionit të datës 05.11.2015 dhe diskutimin në parim të Projektligjit "Për miratimin e planit afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025". 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social