Komisionet e Vettingut, dalin emrat
e shumicës, PDIU jashtë? PD bojkot

Komisionet e Vettingut, dalin emrat<br />e shumicës, PDIU jashtë? PD bojkot
Sot në orën 18:00  Kuvendi do të mblidhet sërish në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar anëtarët e komisionit 'ad hoc' të Vettingut ndërkohë që opozita do ta bojkotojë.
 
Sot do të votohen emrat për dy komisione, të cilët përbëhen nga 6 anëtarë dhe 12 anëtarë.
 
Për komisionin e parë me 12 anëtarë, ku maxhorancës i takojnë 6 anëtarë, PS ka propozuar 4 deputetë: Ulsi Manjën, Bashkim Finon, Pandeli Majkon dhe Evis Kushin. Ndërsa LSI ka propozuar Luan Ramën dhe Silva Cakën.
 
Palët kishin rënë dakord që t’i ndanin mes tyre postet në këtë komision. Ashtu si dhe në komisionin e dytë me 3 anëtarë që janë ndarë midis, Vasilika Hysit  dhe Ervin Bushatit të PS dhe Vangjel Tavos së LSI.
 
Problemi lind tek fati që dhe aleati tjetër, PDIU ka dërguar dy emra në Kuvend për t’u bërë pjesë e këtyre strukturave Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.
 
Të njëjtën gjë kjo parti bëri dhe seancën e kaluar, por PS dhe LSI e nxorën jashtë loje, duke mos i lënë asnjë anëtar.
 
Çka provokoi dhe debate mes aleatëve, ndërsa pritet te shikohet se cfare do te ndodhe sot.

Rendi i ditës
1. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
 
2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.



dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)