TIRANE- Lëvizja Mjaft thotë se një fenomen i vënë re në këtë periudhë ka qenë ndryshimi i prezencës së deputetëve në mbledhjet e komisioneve në 132 raste. Kjo është bërë që deputetët të marrin paratë, edhe pse nuk kanë marrë pjesë në mbledhje. Sipas Mjaft, kosto financiare për 582 emrat e shtuar në lista kap një dëm financiar prej 1.445.000 lekësh. Sa u përket deputetëve antikonformistë, natyrisht që PS udhëheq listën me konkretisht 33 raste të konstatuara. Ndërkohë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vetëm 8 raste të konstatuara. Megjithatë, nuk mungojnë as deputetët “antikonformistë” në radhët e partive të vogla parlamentare si Partia Republikane me 3 raste dhe Partia për Drejtësi dhe Unitet me 2 raste.

Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)