Gjatët hedhjes së shortit, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga radhët e Avokatisë u zgjodhën Kozma Jano dhe Floreta Gjini, nga radhët e pedagogeve Eneida Sema dhe Mirela Bogdani, ndërsa nga radhët e shoqërisë civile u zgjodh Alfred Balla. Për Këshillim e Lartë të Gjyqësorit, nga radhët e Avokatisë u zgjodhën Arben Vani dhe Sokol Lamaj, nga radhët e pedagogëve Erion Muharremaj dhe Ilir Panda, ndërsa nga radhët e shoqërisë civile u zgjodh Altin Hazizaj.
KLP dhe KLGJ përbëhen nga 11 anëtarët secili, ku 10 zgjidhjen nga Kuvendi dhe 12 nga gjyqësori. Lista me kandidatët për KLGJ dhe ajo me kandidatët për KLP duhet të miratohet në seancë me 2/3 e votave brenda 10 ditësh, pra duhet të marrin 93 vota pro.
Pretendimet e PD
Anëtari i këtij komisioni, Oert Bylykbashi tha se një kandidat i skualifikuar nga ONM nuk mund të përfshihet në listën për t’u përzgjedhur anëtar. “Ligji thotë: Vlerësimi i ONM reflektohet në listën e Sekretarit të Përgjithshëm. Ky i fundit nuk mund ta injorojë. ONM nuk është si puna e lekut që kur do BSH e zhvlerëson dhe e vlerëson, ONM është si Euro.
Kur na duhet ne, ONM del edhe më e fortë se Kushtetuta, përndryshe jo”, tha ai. Oert Bylykbashi akuzoi maxhorancën se e ka kapur listën sipas qejfit të Edi Ramës. “Sepse ku i dihet, mund të ndodhë si në Rumani, Kroaci dhe vjen SPAK-u. Ju po i garantoni sot imunitetin. Edi Rama ju ka thënë: Unë dua drejtësinë ta kem në dorë. Keni korruptuar procesin kushtetues që të shpëtoni Edi Ramën dhe ata që qëndrojnë pas tij”, tha ai.
Propozimi i PS
Nga ana tjetër, anëtarja e komisionit Vasilika Hysi është shprehur që komisioni nuk mund të heqë një kandidatë që është kaluar tek lista e vlerësuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Kuvendit. Hysi ka bërë edhe një propozim për zgjidhje në kushtet e mosmarrëveshjeve. Zonja Hysi ka propozuar në emër të mazhorancës që kandidatët e përzgjedhur të hidhen me short.
“Kjo e drejtë për të hequr nga lista nuk ka qenë as në rastin e listave për Vetingun. N/komisioni ka të drejtë vetëm të shtojmë, nëse do të biem dakord. Nëse nuk biem dakord, do të hidhet me short”, tha Hysi. Propozimi është artikuluar edhe nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Ky i fundit tha se shortit do t'i nënshtrohen vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore.
Avokatia
Arben Vani, Sokol Lamaj KLGJ
Kozma Jano, Floreta Gjini, KLP
Pedagogët
Erion Muharemaj, Ilir Panda, KLGJ
Eneida Sema, Mirela Bogdani, KLP
Shoqëria Civile
Alfred Balla, KLP
Altin Hazizaj, KLGJ
Redaksia Online
D.T. d.c./Shqiptarja.com

VIDEO









