TIRANE- Komisioni i Jashtëm zhvilloi dje seancën dëgjimore me dy kandidatet për ambasadore të Shqipërisë në Holandë dhe në Poloni. Konkretisht ambasadorja e ardhme e Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, Adia Sakiqi dhe ambasadorja e ardhshme e Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta shprehën dje përpara deputetëve pikëpamjet e tyre postin që aspirojnë. Por këto dy kandidatura nuk i shpëtuan debatit të të deputetëve përsa i përket reformës në shërbimin diplomatik.
Shkaku i konfliktit ishte fakti se Adia Sakiqi nuk kishte eksperiencë në shërbimin diplomatik, pasi puna e saj e mëparshme ka qenë në Gjykatën e Hagës. Deputeti i PD-së, Albo Bumçi theksoi se numri i ambasadorëve jashtë sistemit të karrierës ka shkuar në 7 nga 13 propozime të bëra dhe se po ngelen pa punë diplomatët e karrierës.
“Së bashku me dy kandidaturat e propozuara sot, janë 13 kandidatura të propozuara nga Ministria e Jashtme të cilat 7 janë jashtë sistemit. Është trumbetuar me të madhe nga ministri i Jashtëm një reformë në sistemin e diplomacisë por shikojmë se reformë nuk ka ndërkohë që mbizotërojnë emërimet jashtë sistemit të karrierës. Kjo e rëndon më shumë situatën kur ne kemi ambasadorë me përvojë brenda sistemit të karrierës që kanë shërbyer në vende të rëndësishme si ambasadori në Gjermani që u lirua para ca kohësh, i Holandës, i Romës, Kosovës dhe shumë të tjerë të cilët kanë përfunduar mandatin dhe pritet të lirohen.
Ky do të emërohen këta ambasadorë me përvojë që i kanë dedikuar jetën e tyre diplomacisë nëse nëse ne vazhdojmë të emërojmë ambasadorë jashtë sistemit të karrierës? Ky është një shkatërrim që i bëhet sistemit të karrierës se në ato pak vende që kemi me shërbimin e jashtëm në vend që të promovojmë njerëz që i kanë dhënë diplomacisë i lëmë jashtë sistemit ose i degdisim në pozicion specialistësh në MPJ”,- theksoi Bumçi. Por në kundërpërgjigje, sekretari i Ministrisë së Jashtme, Qiriako Qirko theksoi se ministria është në fazën e fundit të hartimit të reformës në shërbimin me jashtë dhë së shpejti do t’i paraqitet Kuvendit.
Nga dy kandidatet për ambasadore, Adia Sakiqi kishte një eksperiencë të gjerë në Gjykatën e Hagës ku një ndër çështjet që kishte punuar ishte gjyqi ndaj Slobodan Milosheviçit. Në fjalën e saj ajo theksoi se: “Gjatë punës time pranë Gjykatës së Hagës kam ushtruar detyrën në shumë çështje ku njëra ndër to ishte edhe gjyqi ndaj Slobodan Milosheviçit, ku unë kam ushtruar detyrën si përkthyese”
Shkrimi u publikua sot (23.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com