Komisioni Europian:
Ekonomia  do tkurret me 1.3%

Komisioni Europian:<br />Ekonomia  do tkurret me 1.3%
BRUKSEL- Ekonomia e Eurozonës pritet të tkurret këtë vit me 0.3% në të 17 vendet që përdorin euron. Ky është parashikimi Komisionit Europian sipas të cilit rritja ekonomike për vendet e Eurozonës do të ndodhë vetëm në 2013 me 1.0%.
Komisioneri Europian për cështjet Ekonomike dhe Monetare Oli Rehn tha se në horizont duken shenja optimiste.
Por ai shtoi se "gjendja mbetet sërish e brishtë, ku konstatohet pabarazi e theksuar mes shteteve"
Ndërkaq për 27 vendet e BE, Komisioni Europian parashikon që në 2012 rritja ekonomike të jetë zero, kurse për 2013 rritja ekonomike në gjithë vendet e BE të jetë 1.3%.
Në 2013 përjashtim nga rritja ekonomike do të bëjë vetëm Spanja, ekonomia e së cilës do tkurret me 0.3%. Komisioni Europian parashikon për të ardhmen se Spanja do jetë vendi më i goditur nga papunësia.
Gjatë ktij vitit papunësia në Spanjë do jetë 24.4% dhe në 2013 25.1%
Shifrat e rritjes ekonomike për tremujorin e parë të 2012 do publikohen nga Eurostat në 15 Maj.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)

'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)