TIRANE- Komisioni Hetimor për shkarkimet dhe emërimet në Policinë e Shtetit, u përfshi dje nga debati i ish-komisionit hetimor për 21 janarin. Shkaku për fillimin e debatit ishte një deklaratë e deputetit Gent Strazimiri, i cili në fjalën e tij kërkoi që puna e komisionit të fokusohej në emërimet dhe shkarkimet në radhët e policisë së shtetit dhe të mos bëjë rolin e gjyqtarit në sallë.
Por kjo mjaftoi që të ndizej debati ndërmjet mazhorancës dhe opozitës dhe deputetët të kalonin në akuza dhe kundërakuza duke risjellë në skenë ish-komisionin hetimor për 21 janarin e vitit 2011. “S’na lejohet në këtë komision që të sillemi si gjykatës”,- theksoi Strazimiri. Kjo mjaftoi që deputeti Paulin Sterkaj të fillojë ofensivën e akuzave ndaj kolegut të tij demokrat, duke i risjellë në memorie qëndrimin që Strazimiri ka mbajtur gjatë hetimit të çështjes së 21 janarit, kur demokrati kishte hedhur akuza ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama.
“E ke bërë dhe më parë gjykatësin në 21 janar dhe e ke bërë mirë, se të kam parë në televizor”,- tha deputeti Paulin Sterkaj. Por kësaj deklarate të Sterkajt iu kundërpërgjigj sërish Strazimiri, duke theksuar se ishin vetë socialistët që shkuan që të festonin ditëlindjen e Ilir Metës, duke pohuar se kryetari i Kuvendit ishte edhe shkaku i protestave të dhunshme të 21 janarit të vitit 2011. “Mos u tallni më shumë me atë ngjarje pasi kanë vdekur katër persona atë ditë. Nuk jemi ne që gëzuam në ditëlindjen e njeriut që shkaktoi 21 janarin, por ishit ju mbrëmë atje”- tha Strazimiri.
Por edhe kjo deklaratë e Strazimirit nuk e qetësoi situatën, ku në reagimin e tij Sterkaj pohoi se: “Jeni mësuar me marrë vendimmarrje me vota, këtu s’i keni votat, atëherë hajt i shtrohena punës, t’ju mbështesim ju për me marrë një vendimmarrje. Po të kam ndjekur unë ty t’u vjedh fletët e votimit nëpër Shqipëri, në Shkodër e në Dukagjin. ça gjete ti mor, ça gjete ti mor zvizi, ti je levë a kupton, s’ke për t’u bërë asnjëherë deputet”. Pavarësisht debateve lidhur me procedurën që duhet të ndjekë në vijim Komisioni Hetimor për Lëvizjet, Largimet dhe Emërimet në Policinë e Shtetit, vendosi dje nisjen e shqyrtimit të 384 dosjeve të mbërritura nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, mbi veprimtarinë e saj nga muaji shtator 2013 deri në janar 2014.
Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com