Nga Partia Socialiste, anëtarët do të jenë:
Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia, Bashkim Fino.
PD ka 4 anëtarë në këtë komision ndërsa LSI 1. Opozita ka kryetarin e komisionit, ndërsa Partia Socialiste ka shumicën.
Anëtarët nga PD janë Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Flamur Noka dhe Edi Paloka, ndërsa nga LSI do të jetë Endrit Brahimllari.
Kryetari i Komisionit do të jetë Edi Paloka, ndërsa nënkryetare Ermonela Felaj.
Ky komision mund të nisë punën që ditën e nesërme, ose maksimumi të hënën.
Komisioni hetimor “Tahiri” do të ketë si objekt disa çështje, por më kryesoret, sipas PD, janë verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit. Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidimin e Prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur.
Ky komision mund të nisë punën që ditën e nesërme, ose maksimumi të hënën.
Objekt hetimi do të jetë edhe ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish-ministrin e Brendshëm. Seiti konsiderohet si “financieri” i bandës Habilaj, ndërsa ekstradimi i tij u kundërshtua ashpër nga PD, e cila dyshonte se në këtë mënyrë po largohej qëllimisht një dëshmitar kyç që implikonte vetë Tahirin.
s.k/Shqiptarja.com

">









