Komisioni hetimor për CEZ, PS
kërkesë Metës: Të zgjatet afati i tij 

Komisioni hetimor për CEZ, PS<br />kërkesë Metës: Të zgjatet afati i tij 
Partia Socialiste ka kërkuar zgjatjen e kohëzgjatjes së komisionit për hetimin e privatizimit të OSSH në favor të CEZ edhe për tre muaj të tjerë.

Në prag të përfundimit të afatit më 13 tetor, PS ka argumentuar se largimi i nënkryetarit të komisionit Sherefedin Shehu, dhe moszëvendësimi i tij kanë bërë të pamundur funksionimin normal të tij, ndërkohë që mbeten një numër i madh dëshmish për t’u dëgjuar.

Përmes një letre dërguar Kreut të Kuvendit Ilir Meta, nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla thekson se ky Komision nuk ka mundur të vijojë normalisht punën e tij pas lënies së mandatit të deputetit nga ana e Nënkryetarit të këtij Komisioni zotit Sherefedin Shehu dhe moszëvendësimi i tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. 

Gjithashtu, thekson Balla në letër, për shkak të numrit ende të madh të dëshmitarëve që do të thërriten, si dhe volumit që përmban dokumentacioni që do të shqyrtohet, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar nismëtar për ngritjen e këtij komisioni, do t’ju kërkoja zgjatjen e afatit të veprimtarisë të tij për një periudhë 3-mujore.

letra e ps-se


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit  

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit