Institucionet shtetërore të cilët kanë marrë pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët duhet të kthejnë përgjigje deri në mbledhjen e radhës të këtij komisioni, ose në të kundërt do të paditen.
Kështu vendosi kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku në mbledhjen e sotme, teksa tha se për pyetjet e drejtuara nga opozita janë 19 institucione që janë përgjigjur dhe end ende pritje të 23 të tjerëve, ndërsa për pyetjet e drejtuara nga maxhoranca është kthyer përgjigje nga 10 institucione dhe ende nuk ka ardhur një përgjigje nga 5.
"Nëse deri mbledhjen e ardhshme institucionet nuk kthejnë përgjigje për kërkesat tona, do përgatisim padi për institucionet që nuk e kanë sjellë. Do bëj padi penale nëse nuk na kanë ardhur përgjigjet. Kemi ezauruar çdo afat kohor", tha Tabaku.
Kjo u kundërshtua nga PS, ku Ermonela Felaj u shpreh se nuk ata nuk do të votojnë pro.
"Nëse procedohet me kallëzim do të jetë vendimmarrje juaj, jo e jona. Afati 5 ditor që figuron në disa shkresa nuk është një afat që detyron çdo institucion dhe këtë po e them parimisht. Nga 46 shkresa vetëm 9 nuk kanë ardhur dhe pa u përmbushur afati 5 ditorë. Unë do ju ftoja që të mos e bëjmë këtë debat, ju bëjeni, por qëndrimi ynë është që nuk do të kallëzojmë asnjë penalisht", tha Felaj.
Sipas Tabakut, mungesa e përgjigjes nga disa institucione megjithatë nuk do të pengojë vazhdimësinë e punës së komisionit dhe në mbledhjen e radhës do të procedohet me planin e hetimit, një propozim ky që u bë edhe maxhoranca.
"Këtë informacion që kemi ta administrojmë, palët të fillojnë me planin e hetimit që të fillojmë dhe të nisim me hetimin. Mbledhjen e ardhshme do të fillojmë me planin e hetimit".
Mbledhja e javës së Komisionit Hetimor u përcaktua për ditën e martë të javës që vjen.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë
22 Dhjetor, 14:39
-
Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së
21 Dhjetor, 13:10
-
Projektligji për faljen e gjobave, Tabaku: I paqartë dhe selektiv, nuk mbron shtresat në nevojë, disa institucione si kamzhik! Po ata që i kanë paguar?
17 Dhjetor, 15:37
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor, 14:43
-
Jorida Tabaku: Shumica nuk qeveris sipas barazisë përpara ligjit, Parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese
15 Dhjetor, 10:21
-
Investimet strategjike, PS kërkon shtyrjen e ligjit, Tabaku kundër: Dhuratë për të privilegjuarit, përbuz 95% të shqiptarëve
14 Dhjetor, 10:37
-
Ambasada e SHBA-së dhe ajo gjermane mesazh në Ditën kundër Korrupsionit: Jemi bashkë në luftën ndaj tij! Van Horn: SPAK është anti korrupsioni
9 Dhjetor, 14:17
-
Lamtumira për politikanin dhe aktivistin tiranas Arben Tafaj! Politikanë, miq e bashkëpunëtorë të pranishëm në homazhe
4 Dhjetor, 13:24
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor, 13:11
-
Rrëzohet me 69 vota amandamenti i Tabakut për zhvlerësimin e Euros: Këtë buxhet e ndjejnë vetëm qeveritarët, Fasonët dhe Bujqësia përtokë! Shalsi: U forcua leku
3 Dhjetor, 18:00
-
Berisha kërkoi 1 minutë heshtje për profesor Repishtin, Balla e 'shigjeton': Fyerje, vite më parë e akuzove si spiun të Sigurimit (VIDEO)
3 Dhjetor, 16:48