Inceneratorët/ Dëshmojnë administratorët e Elbasanit, Baci: Është prodhuar energji, por s’është shitur! Arapi: Jo defekt i yni, por i ERE-s! Tabaku: Zoto e Gugallja boshatisën arkat dhe ikën

TIRANË- Administratori i shoqërisë "Intergrated Technology Servis" shpk Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë "Albtek Energy" shpk Arjan Baci janë dy dëshmitarët e radhës të cilët janë marrë në pyetje nga Komisioni Hetimor lidhur me inceneratorin e Elbasanit. Baci është shprehur se deri në momentin që ai ka marrë në administrim inceneratorin është prodhuar energji, por nuk është shitur dot. Në vijim të kësaj deklarate, Arapi ka theksuar se nuk është defekti i punës së shoqërisë, por i ERE-s, pasi sipas tij ERE duhet të marrë një vendim, të ndajë ose për energji të zakonshme ose për energji të rinovueshme.

Debate ka pasur edhe lidhur me një pikë tjetër. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku tha se kompania ka marrë garanci sovrane gjatë kohës së pandemisë për të paguar paga për rreth 4 mijë euro, edhe pse biznesi nuk është mbyllur, por përgjigjen e ka marrë nga Anila Denaj, ish-ministrja e Ekonomisë. Ajo tha se kjo deklaratë është abuzive e qëllimshme nga ana e Tabakut, me qëllim që të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik.  

Debati
Arben Pëllumbi: A ka qenë inceneratori ka qenë në punë?
Arjan Baci: Impianti ishte funksional dhe ishte okay.
Arben Pëllumbi: Vazhdon të prodhojë energji?
Arjan Baci: Ishte funksional dhe prodhonte energji elektrike në momentin e marrë në përdorim.
Jorida Tabaku: A shitej, zbatohet neni i kontratës, përpara s etë merrej në dorëzim?
Arjan Baci: Arkëtime nga shitja nuk ka pasur, por prodhimi është bërë.
Faraudin Arapi: Është deferkt i ERE që nuk merr vendimin, o energji elektrike, o të rinovueshme.
Jorida Tabaku: Një problem që s’kishit lidhje me pandeminë dhe morët garanci sovrane. Gjatë miratimit të kontratës nuk është marrë miratimi i ERE, kusht ministër i Infraktukturës që ka dhënë lejen, pa marrë miratimin e ERE-s për shitjen e energjisë.
Faraudin Arapi: Edhe me çmim 8.3 lekë është shoqëri fitimprurëse
Anila Denaj: Nuk ka limituar bizneset në raport me bankat dhe vendimmarrja është tek banka për të gjykuar për riskun financiar dhe për çdo kompani që ka punonjës, përgjegjësia e qeverisë që të mos lërë asnjë punonjës pa një pagë. Që të abuzosh për garanci sovrane nuk është pasaktësi nga ana juaj, por një mënyrë për të defokusuar vëmendjen e opinionit publik.
Jorida Tabaku: Shqetësimi im është kur bizneset u mbyllën janë paguar paga 4  mijë euro për koncesionarin e Elbasanit
Arben Pëllumbi: Donit që impianti të mbylleshe dhe të qelbej nga e para?]
Luciano Boci: Sa energji prodhohet në muaj?
Arjan Baci: Përpunohen mbetjet vetëm duke u landfilluar se të ardhurat janë zero, se bashkitë e Elbasanit i lanfillojnë mbetet me kosto zero
Luciano Boci: I bëjnë falas? Kush i përballon kostot
Arjan Baci: Deri kostot kanë qenë zero
Luciano Boci:2 Bashki thonë se se nuk përballojnë dot kostot
Arjan Baci: Landfillimi dhe incenerimi deri kur e kemi marrë në dorëzim nga bashkitë kanë qenë zero
Faraudin Arapi: Brenda javës do të nisë incenerimi
Luciano Boci: Pra vizita ishte falso se para kamerave u dëshmua që punon inceneratorit, sot ju falënderoj se është një përgjigje e sinqertë që nuk inenerua

Kontrata e koncesionit me vlerë  21.6 milionë euro përfundoi në 16 dhjetor të 2021, dhe inceneratori duhet të kishte kaluar në pronësi të Bashkië së Elbasanit, por për shkak të hetimeve vijon të jetë nën sekuestron e SPAK. Lidhur me këtë cështje, SPAK ka vënë në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ka shpallur në kërkim biznesmenin Klodian Zoto, pronar të kompanisë “Albtek Energy” që ka në zotërim inceneratorin e Elbasanit dhe Stela Gugalljan që zotëron kompaninë “Integrated Technology Services” që ka ndërtuar inceneratorin.   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Inceneratorët/ Mazhoranca debate me opozitën për dëshminë e gazetarit Artan Rama! PS: Ka konflikt interesi! Spaho: I shfaqni gazetarët si njerëz me probleme me ligjin

Gjatë dëshmisë së gazetarit  investigativ (free Lancer) Artan Rama ka pasur një debat mes opozitës dhe mazhorancës, ku sipas PS ky gazetar nuk mund të dëshmojë pasi ka konflikt interesi dhe se është i kallëzuar  për shpifje. këtu ka ndërhyrë Tabaku, duke thënë se nuk shpifja nuk është vepër penale.

Ky gazetar është thirrur nga opozita pas shkrimeve që aio ka bërë për inceneratorët.

Spaho: Deshmitari ende nuk eshte denuar, ju kerkoni te shfaqni gazetaret si njerez me probleme me ligjin 

Shalsi: Kolegët e mi shtruan problemin e një konflikti civile, ku a mund të pyetet një individ i nderuar i cili ndodhen në një konflikt civil për të cilin do të shprehet gjykata? Kjo është ajo që po pyesim.

Ora 16:15
Inceneratorët/ Shoqata e Ndërtuesve: Jo logjike të taksohemi për dheun si të ishte mbetje, ai është mall, mund të ndërtohet! Po nuk paguam nuk marrim lejet e ndërtimit

Luigj Aleksi, përfaqësuesi i  Shoqata e ndërtuesve ka qenë për të dëshmuar në Komisionin hetimor të inceneratorëve , ku ngriti shqetësimin se kompanitë e ndërtimit taksohen për dheun dhe mbetje inerteve të kontaminuara si të ishim mbetje urbane, në një kohë që sipas tij dheu i pagërmuar është mall që mund të përdoret si nga shteti dhe vetë inceneratori duke u përdorur si lëndë e parë. Aleksi thotë se bashkia nuk u jpe lejet e ndërtimit, nëse firma ndërtuese nuk shkruan marrëveshje me landfillin për depozitimin e dherave që shkon 350 lekë deri në 20 mijë lekë për ton.

"Tarifë për dherat. Nga bashkia detyrohen që të lidhin kontratë me landifillin, duke paguar taksë sikur janë mbetje inertesh. Të konsiderosh mbetje dheun e pastër dhe të pakontaminuar, është e palogjikshme dhe e paligjshme.  Nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta depozituar në landfill. Ne I kemi kërkuar takim kreut të bashkisë, morëm dhe përgjigje që bënin të paditurin, por ta miratojnë çmimin dhe na bëjnë që të bëjmë marrëveshje me landfillin. Bashkia nuk na jep lejet e ndërtimit dhe na thonë do të nënshkruani njëherë marrëveshjen me landfillin, për dherat, nga 350 lekë në 20 mijë lekë për ton, në varësi të llojit. Pse të taksohemi për dheun dhe të taksohemi si mbetje, kjo nuk është mbetje por është mall. Unë e çoj vetë në incenerator me shpenzimet e mia, por pse të më taksojnë", tha Aleksi.

 Nga ana e saj tabaku tha se kjo është e paligjshëm dhe se nuk ka asnjë ligj që detyron këtë pasi edhe në kontratën me inceneratorin llogaritet në pasqyrën financiare vetëm depozitimi dhe trajtimi i mbetjeve 29 euro për ton, shitja e energjisë dhe shitja për skrap.

"Në llogaritjen financiare në  kontratën koncesionare përveçse trajtimi dhe depozitimit të mbetjeve 29 euro për ton, shitja e energjisë dhe shitja për skrap. Nuk është pjesë e çështjes, nuk është pjesë e çështjes së kësaj kontrate shitja e dherave dhe trajtimeve", tha Tabaku.

Ora 15:10
Tabaku: Inceneratorët janë jo vetëm skema pastrimi parash, por skemë e pastër piramidale

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku e ka konsideruar inceneratorët si një skemë e pastër piramidale.

“Inceneratoret janë jo vetëm skema pastrimi parash, por skemë e pastër piramidale pasi përfituesit e koncesionit nënkontraktojnë vetveten për kryerje punimesh.

Konkretisht Kompania Zoto Consulting shpk, në pronësi të Klodian Zotos, ka përfituar si nënkontraktor për konsulencë ligjore

Kompania Consulting SE Partners shpk, në pronësi të Stela Gugallja, ka përfituar për konsulencë financare”, tha Tabaku.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 15/02/2022 16:56

    Vetem ne shqiperi dhe itali bejn te tilla shfaqje politikanet Ne itali me zor po vihen keto djegeset e plerave dhe te prodhohet energji Te njejten gje behet ne shqiperi Ne itali cohen per djegie plerat dhe gjermanet marrin lek per djegie Dhe pastaj gjermanet meedjegien e plerave prodhojn energji dhe ua shesin italineve E kush e ben gjith kete katrahur e bejn politikanet e koruptuar ne bashkpunim me mafien e plerave E njejta gje behet dhe shqiperi Politica e lidhur me mafien e plerave

    Përgjigju
  • isabela: 15/02/2022 16:29

    ky tipi gazetar eshte gatuesi i babales dhe ka nje portal te financuar nga shkelzen berisha. eshte shpifes dhe gjobaxhi. nese komisioni nuk ka per qellim te verteten, me mire ta lene kete shfaqje me olldashe dhe olldele.

    Përgjigju
  • KASAO KARHAJDAR Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 15/02/2022 15:52

    O Balona tabake pa terezi ti bën shum mir që na tregon vjedhjet e Ed pallës. Po ti moj xhan duhet të na tregosh dhe për vjedhjet e babait tënd. E po tju meren juve politikanve të gjith lekët e vjedhura populli Shqiptar jetojn shum mir me roga si evropjan e me kushte si evropjan. Se aq shum keni vjedhur nga të dy krahët. Po mir ja bëni kur keni gjet ktë popull dele e ju dilni e bëni teatër të pështir o Jorida e fëlliqur. Zoti mart hak te ju. Me nderime e me respekt Profesor Doktor Kasap Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ] KOK LOPA.

    Përgjigju
  • LEO: 15/02/2022 15:01

    Mos harroni te pyesni nje fare inxhinier me mbiemer GJOKTHOMI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi