Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, deputeti i PS: Janë thirrur skifterët e palëve, s’duhet të ketë kacafytje

 

Deputeti i PS-së dhe anëtar i Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, Petro Koçi ka vlerësuar kërkesat e opozitës, por tha se roli i drejtueses, në këtë rast Albana Vokshi është shumë i rëndësishëm.

Ai tha se komisionet në të shkuarën kanë qenë një njollë e zezë e parlamentit, ndërsa u shpreh se fundi i këtij komisioni nuk duhet të jetë si të tjerat, ku prezantohen dy raporte dhe gjithë kohës ka kacafytje mes palëve.

“Gjykoj që kërkesa që ka bërë opozita është dinjitoze. Janë çështje të rëndësishme që kanë krijuar sensibilitet në opinionin publik. Është një nga komisionet hetimore me arsye të qëndrueshme.

Fillimi i punimeve të këtij komisioni, nuk është i mbarë. Pak a shumë është përsëritje e një historie. Komisionet janë njollë e zezë e parlamentit dhe këtu janë thirrur skifterët e palëve.  Këtu duhet të gjykohet urtësia e gjykimit. Ndaj roli i moderatorit është i rëndësishëm.

Mendoj që në rastin që Kuvendi ju ka zgjedhur juve si kryetare, keni përsipër një përgjegjësi të madhe. Nuk do të ishte e udhës që përfundimi i këtij komisioni të jetë e njëjta histori. Pra raporte dy palëshe dhe kacafytje në gjithë procesin dhe procedurat e këtij komisioni.

Etika dhe rregullsia në këtë komision, varet nga ai që drejton. Do ju ftoja që të ishit në përputhje me mandatin e këtij komisioni. Duhet të kërkojmë të vërtetën për çështje të rëndësishme. Paracaktimi sjell zhvillime të mbrapshta”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Nis me debate Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, opozita: Ndreca në konflikt interesi! Rama, 5 ministra e ish-ministra dëshmitarë, thirren brenda 10 qershorit


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave