Nis me debate Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, opozita: Ndreca në konflikt interesi! Rama, 5 ministra e ish-ministra dëshmitarë, thirren brenda 10 qershorit

TIRANË- Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, nisi me debate. Që në nisje të tij, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi akuzoi se dy koncesionet që janë objekt i hetimit parlamentar në këtë komision, ai i sterilizimit e Check-up janë korruptive.

"Uroj që të gjithë anëtarët e këtij komisioni të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni e të përdorni kartonët kundër interesit publik, sepse me 200 mln euro mund të ishin ndërtuar dhjetëra spitale ultramodernë, qindra qendra shëndetësore dhe dyfishuar pagat e mjekëve", tha Vokshi. 

“Mos arri në përfundime. Jemi për të hetuar këtu”, iu përgjigj Plarent Ndreca

Pavarësisht se ngritja e komisionit, erdhi si produkt i paqes mes socialistëve e opozitarëve në parlament, në mbledhje u shënuan edhe përplasje.

Deputetja Ina Zhupa akuzoi nënkryetarin e komisionit Plarent Ndrecën se është në konflikt interesi si ish-avokat i njërit prej të akuzuarve nga drejtësia në dosjen e koncesionit të sterilizimit, Arben Gjatën. Në replikë deputeti socialist sqaroi se ka mbrojtur Gjatën vetëm në një sekuencë procedurale që nuk ka lidhje me hetimin e këtij komisioni.

"Për mua ka konflikt interesi se ka qenë avokati i njëri prej të akuzuarve në koncesion. Të sqarojë Ndreca pozicionin e tij dhe të vazhdojmë punën për interesin publik", tha Zhupa.

"Do ishte mirë të kuptojmë që kush është në konflikt interesi, unë apo kryetarja, që është kallëzuese. Unë nuk kam mbrojtur profesorin në çdo segment procedural", argumentoi Ndreca. 

Sipas planit të komisionit, për të bërë hetimin parlamentar për dy koncesionet e sterilizimit dhe check-up do të thirren rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Edi Rama, ish ministrat Ogerta Manastirliu e Ilir Beqaj, i marrë i pandehur edhe nga SPAK si dhe emra të tjerë si Albana Koçiu e ish zëvendës ministri Klodian Rjepaj.

Rithemelimi hoqi dorë nga hetimi i dy koncesioneve të lidhura me Allajbeun

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ngrit me 95 vota pro të enjten ndërsa i vetmi që abstenoi ishte deputeti socialist Erion Brace që hodhi hije dyshimi mbi lidhjet klienteliste të Rithemelimit për shkak se u tërhoq nga hetimi për 2 koncesione, atë të laboratorëve mjekësore dhe hemodializës. 

Koncesioni i hemodializës është fituar që në 2015-tën, nga Diavita Sh.P.K, një kompani asokohe në bashkëpronësi të spitalit amerikan dhe biznesmenit Klodian Allajbeu. Ndërsa kontrata koncensionare për laboratorët mjekësorë është përfolur si një firmë fituese në Holandë e lidhur po me të njëjtin emër.

Brenda disa ditëve pritet të nisë punën edhe komisioni i dytë hetimor i ngritur me kërkesë të opozitës, ai për sistemin TIMS.

Kush do thirret për të dëshmuar?
1-Edi Rama, kryeministër
2-Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë
3-Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë, aktualisht ministre e Arsimit
4-Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave
5-Anila Denaj, ish-ministre e Financave, aktualisht ministre e Bujqësisë
6-Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë (aktualisht)
7-Klodian Rjepaj, ish.zvministër Shëndetësie
8-Geraldina Prodani, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë
9-Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje: Endri Tafani, Pano Soko, Artan Koni
11- Drejtorët e FSDKSH që nga firmosja e kontratave të financimit dhe nisja e zbatimit të dy kontratave koncesionare
12- Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy koncesioneve
13- Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve
14- Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet në procedurat e dhënies së dy koncesioneve
15- Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik
16- Avokatura e Shtetit

 

 

Kliko këtu për të lexuar Planin paraprak të hetimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, deputeti i PS: Janë thirrur skifterët e palëve, s’duhet të ketë kacafytje

 

Deputeti i PS-së dhe anëtar i Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, Petro Koçi ka vlerësuar kërkesat e opozitës, por tha se roli i drejtueses, në këtë rast Albana Vokshi është shumë i rëndësishëm.

Ai tha se komisionet në të shkuarën kanë qenë një njollë e zezë e parlamentit, ndërsa u shpreh se fundi i këtij komisioni nuk duhet të jetë si të tjerat, ku prezantohen dy raporte dhe gjithë kohës ka kacafytje mes palëve.

“Gjykoj që kërkesa që ka bërë opozita është dinjitoze. Janë çështje të rëndësishme që kanë krijuar sensibilitet në opinionin publik. Është një nga komisionet hetimore me arsye të qëndrueshme.

Fillimi i punimeve të këtij komisioni, nuk është i mbarë. Pak a shumë është përsëritje e një historie. Komisionet janë njollë e zezë e parlamentit dhe këtu janë thirrur skifterët e palëve.  Këtu duhet të gjykohet urtësia e gjykimit. Ndaj roli i moderatorit është i rëndësishëm.

Mendoj që në rastin që Kuvendi ju ka zgjedhur juve si kryetare, keni përsipër një përgjegjësi të madhe. Nuk do të ishte e udhës që përfundimi i këtij komisioni të jetë e njëjta histori. Pra raporte dy palëshe dhe kacafytje në gjithë procesin dhe procedurat e këtij komisioni.

Etika dhe rregullsia në këtë komision, varet nga ai që drejton. Do ju ftoja që të ishit në përputhje me mandatin e këtij komisioni. Duhet të kërkojmë të vërtetën për çështje të rëndësishme. Paracaktimi sjell zhvillime të mbrapshta”, tha ai.

Ora 12:37
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, ja lista e dëshmitarëve që do të thirren brenda 10 qershorit

 

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha se mes dëshmitarëve që do thirren për të dëshmuar lidhur me hetimin e dy koncesioneve, do jetë edhe kryeministri Edi Rama. Pyetja e dëshmitarëve sipas planit të veprimit të komisionit do jetë deri më datë 10 qershor.

Kush do thirret për të dëshmuar?
1-Edi Rama, kryeministër
2-Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë
3-Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë, aktualisht ministre e Arsimit
4-Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave
5-Anila Denaj, ish-ministre e Financave, aktualisht ministre e Bujqësisë
6-Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë (aktualisht)
7-Klodian Rjepaj, ish.zvministër Shëndetësie
8-Geraldina Prodani, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë
9-Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje: Endri Tafani, Pano Soko, Artan Koni
11- Drejtorët e FSDKSH që nga firmosja e kontratave të financimit dhe nisja e zbatimit të dy kontratave koncesionare
12- Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy koncesioneve
13- Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve
14- Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet në procedurat e dhënies së dy koncesioneve
15- Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik
16- Avokatura e Shtetit
Ora 12:20
‘Je në konflikt interesi’/ Ndreca i përgjigjet Zhupës: Ça meraku ke me mua, s’je e aftë të gjykosh prezencën time

 

Një deklaratë e Ina Zhupës se Plarent Ndreca, nënkryetari i Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, është në konflikt interesi, ka ngjallur debate të forta.

Ndreca i tha Zhupës se nuk është e aftë profesionalit të gjykojë për prezencën e tij në komision, ndërsa kjo deklaratë solli reagimin e kryetares Albana Vokshi.

Kjo e fundit i tha që nuk duhet të përdorë fjalë jo etike ndaj kolegeve deputete, ose në të kundërt do i ndërpresë fjalën.

Ndreca: Nuk e kuptoj insistimin tuaj mbi prezencën time, se di ku e keni merakun, duket që ke një merak me mua. Duhet të ta marrë mendja që profesionalisht jam shumë më i aftë se t’i për ta kuptuar këtë gjë. Nga t’i nuk pres këshilla se si zbatohet ligji.

Vokshi: Nuk mund të përdorini këtë lloj fjalori për kolegen, qëndroni te argumenti, s’ka nevojë të vini kandarin e profesionalizmit. Ju ndërpres kur keni fjalor jetik.

Ndreca: Qetësohu, etika ime nuk vlerësohet nga ti.

Vokshi: Jam unë që e vlerësoj, nuk iu lë të vazhdoni diskutimin kur përdorni sjellje dhe gjuhë jo etike

Ndreca: Si s’do më lejosh, si zhurmuese.

Vokshi: Nëse përdorni fjalor jo etik ose ju heq fjalën.

Ndreca: Ti se kupton ca është fjalë jo etike.

Vokshi: E kuptoj nuk e kuptoj unë, kjo nuk është çështje e komisionit. Përmbahu kodit të etikës.

Ora 12:15
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar

Klevis Xhoxhi është zgjedhur sekretar i Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Të 15 anëtarët e komisionit votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ora 12:12
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Ndreca në konflikt interesi, t’i drejtohemi SPAK me kërkesë...

 

Deputetja e opozitës, Ina Zhupa ka kërkuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, që t’i drejtohen me një kërkesë SPAK, për të pyetur nëse nënkryetari i PS, Plarent Ndreca ka qenë avokat i personave të akuzuar për koncesionin e sterilizimit. Sipas Zhupës, ai është në konflikt interesi sepse ka qenë avokat i Arben Gjatës.

Ndërkohë, Ndreca iu përgjigj duke pranuar se ka qenë avokat, por ai theksoi se kjo s’ka lidhje me komisionin.

Zhupa: Pranuat që keni qenë vetë avokat i një prej të akuzuarve, pranuat që jeni në konflikt interesi. Kam një kërkesë procedurale për të zgjidhur konfliktin e interesit. Le t’i drejtohemi SPAK, ta pyesim nëse Ndreca ka qenë avokat i personave të interesuar dhe qartësojmë edhe pozicionin e tij. PS ka mjaftueshëm resurse, deputetë që nuk kanë konflikt interesi me këtë çështje që mund të jenë nënkryetar të komisionit, që Ndrecës mos t’i krijohen probleme dhe komisionit.  Është mirë të sqarohemi para se të nisim procesin e hetimit.

Ndreca: Nga pikëpamja e diplomës nuk pres të më këshillojë Zhupa. Nuk ka nevojë me pyet të tjerë. Unë e thash kam qenë avokat jo vetëm i atij, por edhe i disa të tjerëve që bëjnë pjesë nga krahu juaj. S’ka lidhje me këtë komision.

Ora 11:49
‘Je spikere mes të barabartëve’, Vokshi e Ndreca ‘luftë’ për drejtimin e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë

 

Debate të shumta janë zhvilluar mes kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshit dhe nënkryetarit të PS, Plarent Ndreca. Ky i fundit ka kërkuar disa herë fjalën, por Vokshi i thotë se do flasë pasi t’ia japë ajo fjalën pasi drejton komisionin.

Por sipas Ndrecës, ai është bashkëkryetar dhe komisioni bashkëjetohet, kështu ai mund ta marrë fjalën kur e kërkon.

Ndreca tha se nuk qëndron në komisione ku ‘dhunohet’ procedura e rregullt ligjore.

Vokshi: Kur t’ua jap unë fjalën. Se merrni dot pa radhë.

Ndreca: Dua t’iu kujtoj, bazuar në nenin 10  të ligjit, ky komision bashkëdrejtohet, prandaj unë e marr fjalën. Ky komision bashkëdrejtohet. Ju jeni spiker, jeni e para mes të barabartëve.

Vokshi: Ka një kryetar dhe në mungesë të kryetarit drejton zv.kryetari.

Ndreca: Pse e dhunoni fjalën time, a mund ta mbaroj.  Mos më ndërprisni. Nëse doni ta vijoni kështu, nuk marr pjesë në këto lloj komisione që shkelin haptazi dhe dhunojnë procedurën e rregullt ligjore.

Vokshi: Nëse detyra juaj është të pengoni punën, më vjen keq nuk do ja dilni.

Ndreca: Ju vijoni me argumente partiak, ky komision është për të thënë një gjë, për të vërtetën. Nuk jemi për të dëgjuar Rithemelimin edhe njëherë në një formë tjetër.

Ora 11:40
Zhupa akuza Ndrecës: Je në konflikt interesi, ke qenë avokat i një prej të akuzuarve për sterilizimin

 

Deputetja e opozitës, Ina Zhupa ka hedhur akuza ndaj nënkryetarit të PS në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Plarent Ndrecës, duke thënë se ka qenë avokat i një prej të akuzuarve (Arben Gjata) për koncesionin e sterilizimit.

Përgjigja i erdhi nga Ndreca, i cili tha se nëse do ishte për konflikt interesi, është kryetarja e Rithemelimit, Albana Vokshi që është në konflikt. Pasi ajo ka qenë një prej kallëzueseve të këtyre koncesioneve.

Zhupa: Nuk kemi paragjykuar, kryetarja citoi kërkesën që ka ardhur nga PD dhe i referohet auditit të kryer nga KLSH. Sipas KLSH, nga viti 2015-2018, janë 930 mln lekë për shërbime të pakryera vetëm për check up. Kjo shumë është katërfishuar deri në 2024. Janë paratë e taksapaguesve. Kjo duhet t’iu shqetësojë. Atyre që s’u pëlqejnë të dhënat të sqarojnë a kanë konflikt interesi që ndodhen në këtë komision. Për mua ka konflikt interesi se ka qenë avokati i njëri prej të akuzuarve në koncesion. Të sqarojë Ndreca pozicionin e tij dhe të vazhdojmë punën për interesin publik.

Vokshi: Secili të firmosë një deklaratë që s’kanë konflikt interesi për çështjet që do trajtohen dhe dëshmitarët që do thirren.

Ndreca: Do ishte mirë të kuptojmë që kush është në konflikt interesi, unë apo kryetarja, që është kallëzuese.  Unë nuk kam mbrojtur profesorin në çdo segment procedural. Nëse do kishte vend për konflikt, do ishte kryetarja që është kallëzuese se ka krijuar bindje për rrethanat që janë objekt hetimi.

Ora 11:25
Nis me ‘përplasje’ mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë! Ndreca-Vokshit: Vazhdoni konferencën ju, po ikim ne

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Check up dhe Sterilizimi. Mbledhja nisi me debate mes kryetares së opozitës, Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi tha se këto dy koncesione janë abuzive, ndërsa Ndreca kërkoi që mos të bëhen deklarata partiake por të zbatohet Kushtetua, pasi janë mbledhur për të hetuar dhe s’mund të dalin në konkluzione pa mbaruar punën.

Vokshi: Shihet si një mjet për të nxjerr në pah situatën ku ndodhet sektori shëndetësisë. Situata sipas denoncimeve është e rënduar me mungesa në barna, kura, pa mundësi për të bërë dhe analiza e ndërhyrje kirurgjikale në disa raste. Shqiptarët paguajnë rreth 60% të shërbimit shëndetësor nga xhepi. Po i them se shqiptarët nuk po e marrin më shërbimin shëndetësor në publik, nuk mundet ta marrin për shkak të 4 koncesioneve që janë dhënë dhe janë kthyer në gropa të zeza. Arrijnë vlerën 200 mln euro, nëse i referohemi dy kontratave të firmosura.

Ndreca: Të ikim ne dhe vazhdoni konferencën. Të ikim ne

Vokshi: Të lutem mbylle. Nëse do ta nisni kështu...

Ndreca: A jemi mbledhur për të konstituar.

Vokshi: Po shpjegoj për publikun ca është ky komision, pse është mbledhur dhe çfarë të trajtojë. Mos u shqetësoni

Ndreca: Nuk shqetësohem, t’i mund ta bësh çdo herë.

Vokshi: Mos më ndërhyni pa filluar mirë komisioni. Po informoj ca është dhe do kaloj direkt te rendi i ditës.

Vokshi: Vlera e dy koncesioneve kalon 200 mln euro. Si nga check up dhe sterilizimi, nga gjithë qytetarët, ekspertët është dëshmuar se kanë qenë të panevojshme dhe abuzuese. Është korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Uroj të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni dhe të përdorini kartonët tuaj kundër interesit publik.

Ndreca: Referuar deklaratave del e qartë që ju keni paragjykuar veprimtarinë, nëse ju vijoni më tutje të konkludoni pa filluar puna e komisionit, keni fyer parim kushtetues mos paragjykimin e një çështje që është arsyeja përse ne jemi ngritur për te hetuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake ndërkohë që ne jemi këtu për të kryer një proces të rregull ligjor, e kemi nisur me këmbë jo të ndarë. Ju lutem respektoni parimet kushtetuese.

Anëtarët e Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi
  1- Albana Vokshi Kryetar PD
  2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
  3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
  4- Milva Ekonomi Anëtar PS
  5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
  6- Ilir Metaj Anëtar PS  
  7- Edona Bilali Anëtar PS
  8- Petro Koçi Anëtar PS
  9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar Rithemelimi
11- Ina Zhupa Anëtar Rithemelimi
12- Edmond Spaho Anëtar Rithemelimi
13- Saimir Korreshi Anëtar Rithemelimi
14- Xhelal Mziu Anëtar Rithemelimi
15- Petrit Vasili Anëtar Rithemelimi
Anëtarët Zëvendësues
  1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
  2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
  3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues Rithemelimi
  4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues Rithemelimi
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme

Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme