TIRANE - Komisioni Hetimore për 21 janarin,i cili u ngrit vetëm me pëlqimin e deputetëve të djathtë lidhur me atë ç`ka ndodhi në 21 janarin e vitit 2011, do të jetë funksional deri në fund të këtij sesioni parlamentar. Edhe pse që nga viti i shkuar, ku u mbajtën disa seanca dëgjimore ke krerët e disa institucioneve të rëndësishme në vend, ky komision nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje tjetër të radhës. Ndërkohë që të akuzuarit si shkaktarë të vrasjes së 4 demonstruese, u liruan nga Gjykata e Tiranës, nuk dihet ende se çfarë axhendë do të ketë ky komision.
I kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com, kryetari i këtij komisioni, Gent Strazimiri thekson se komisioni hetimor i ngritur për ngjarjen e 21 Janarin, nuk ka lidhje me atë çfarë heton organi i akuzës apo dhe vijimësinë në drejtësinë shqiptare. “Kuvendi ka përcaktuar qëllimin e ngritjes s këtij komisioni, i cili nuk ka lidhje me hetimet e bëra nga Prokuroria apo organet e tjera për zbardhjen e 21 janarit”, u shpreh Strazimiri. “Vendim Nr. 82, datë 23.1.2011 për ngritjen e komisionit hetimor të kuvendit për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011”, thuhet në vendimin e Kuvendit, komision ky që u miratua vetëm me votat e mazhorancës.
Deri më sot ende nuk është marrë asnjë vendim prej këtij komisioni. Ndërkohë që anëtarët e këtij komiosnin, që janë Gent Strazimiri, Fatbardh Kadilli, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj, Fatos Hoxha si dhe Viktor Gumi pritet që deri në fund të mandatit të këtij komisoni të dorëzojnë pranë organit të akuzës një raport me të gjithë dëshmitë e dhëna. Në pamundësi për të zhvilluar mbledhje normale dhe për të përfunduar me sukses punë, Kuvendi është detyruar që ta shtyjë 5 herë mandatin e komisionit hetimor. Në dhjetor, hetimi parlamentar zgjatet gjer në fund të kësaj legjislature. “Me vendimin nr. 50/2012 afati shtyhet deri në përfundim të mandatit të Kuvendit”, thuhet në vendimin e Kuvendit të marrë vetëm me pëlqimin e demokratëve.
Grupi parlamentar demokrat do të ngrinte një institucion paralel me prokurorinë, gjykatat dhe Shërbimin Informativ. Por, tashmë të gjithë personat e dyshuar për ato ngjarje janë liruar. Me amnistinë e Kuvendit për 100-vjetorin e pavarësisë, Prokuroria e Përgjithshme vendosi pushimin e hetimeve për deputetët socialistë, të cilët po hetoheshin për organizimin e demonstratës së 21 janarit. Tre deputetët socialistë të hetuar për demonstratën e 21 janarit u dyshuan për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme. Pas heqjes së imunitetit me autorizim të Kuvendit, deputetët Doshi, Balla e Baraj u vendosën zyrtarisht nën akuzë. Të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së parë do të dilnin edhe tre ish-gardistët, të cilët u shpallën të pafajshëm dhe u liruan duke ngjallur shqetësime të mëdha në opinionin publik dhe në atë ndërkombëtar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com