TIRANË- Me një votë kundër, Komisioni i Çështjeve Ligjore, ka miratuar kandidaturën e Besnik Dervishit në postin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave. Ai kandidoi për një mandat të dytë për këtë post, teksa u vlerësua nga mazhoranca për punën e bërë deri më tani, ku sipas Manjës, është kandidatura e vetme që plotëson kriteret.
Në këtë seancë, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë, nga deputeti Bashkim Fino, i cili e pyeti nëse ka deklaruar gjithçka në formularin e dekriminalizimit.
“A jemi në rregull me formularin e dekriminalizimit se mos na del gjë nga këta të PD”, tha Fino. Nga ana tjetër, Dervishi tha se mban përgjegjësi të plotë poër atëqë ka deklruaruar në atë formular.
“Unë mbaj përgjegjësi të plotë për çfarë kam plotësuar në formular”, tha ai.
PD-ja ka hedhur akuzat për dy kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe atë të Vorës, Agim Kajmakut.
PD-jua vazhdimish germon,per t'i sh petuar "thesaret" e vete te krimit,Salihun me familje,Bashen dhye shumicen nga qeveritaret e tyre dhe veprimtaret e ketij klani me te kriminalizuar ne rajon.Vertet keta duhet te gjurmojne nate e dite ne per dosje te veprimtareve jashte PD-se,qe te mbulohet me erresire krimi ne PD.
Përgjigju