Komisioni i “Dezinformimit”, Mediu del nga “rreshti” opozitar: Prania e domosdoshme, duhej të angazhohet për çështjet e sigurisë

Prezenca e opozitës në Komisionin e Dezinformimit është një domosdoshmëri, pasi puna e tij tejkalon median dhe synon trajtimin e sfidave të sigurisë kombëtare.  Me këtë parim, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu sqaron përse doli nga rreshti i opozitarëve në parlament dhe nuk e la bosh karrigen e tij në këtë komision, ndryshe nga demokratët që e bojkotuan.

 “Përsa i përket pjesëmarrjes sime në komisionin e dizinformimit, në këndvështrimin e zhvillimeve në rajon, Shqipëria dhe vendet e rajonit janë nën sulmet hibrite të Kinës, Rusisë dhe iranit, dhe mendoj që ky nuk duhet të jetë një domein I analizës vetëm i ekzekutivit, por edhe Kuvendit e parlamentit. E në këtë kuptim, kam marr pjesë dhe besoj që është interesi i shqiptarëve, Shqipërisë dhe I partnerëve tanë për të koordinuar veprimtarinë në këtë çështje. Madje Irani k nisur të paguajë grupe kriminale për ndikimin në rajon Ne kemi nevojë që të angazhohemi në cështjet e sigurisë. Për dizinformimin, per sulmet nga aktorë të tretë, është e domosdoshme (pjesëmarrja)”

Por, për Mediun opozita drejt ka vepruar për bojkotin që i ka shpallur Komisionit Antikorrupsion. Prezenca e opozitës në mekanizmin e ri parlamentar për luftën ndaj korrupsionit, kushtëzohet me pranimin e propozimeve për Reformën Zgjedhore.

“Kushtëzimi me reformën zgjedhore është element politik shumë I domosdoshëm i opozitës, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë garancia e një shteti funksional demokratik, e dyta pastaj duhet parë në kushtetutshmërinë e parlamentit dhe mënyra e drejtimit dhe funksionimit duhet të jetë parlamentare, jashtë ndikimit të ekzekutivit, dhe kjo ka qenë qasja që në fillim, interesi i Ramës, veprimet e njënashme të maxhorancës ishte ajo që krijoi mosbesimin e opozitës, dhe këtu opozita nuk mund të bëhet pjesë.”

Emrat që do të jenë anëtarë në dy komisionet për Dezinformimin dhe Anti-korrupsionin u miratuan një ditë më parë pas një seance me debate dje në parlament me 73 votat e socialistëve. ‘Dezinformimi’ do të drejtohet nga Erion Braçe me përfaqësues të vetëm të opozitës Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën, ndërsa “Anti-korrupsioni” ku emrat e opozitës janë, por ato do të bojkotojnë, do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

K.T./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë