PD bllokon Komisionet: Nuk ka seancë normale pa u dorëhequr Xhafaj

Ka nisur Komisioni i Edukimit, ku shihet një pjesëmarrja e të gjithë grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku rend dite është “Trashëgimia kulturore” por që në hapjen e Komisionit ka nisur me debate mes deputetëve të PD-PS, mes Milva Konomit dhe deputetit Spaho, duke thënë që diskutimi i PD nuk është rend dite.

Shumica në Komision është larguar, duke kërkuar disa minuta pushim, por nuk dihet nese do të kthehën përsëri në komision apo jo.

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Medias ka thënë që kryeministri do të gjejë një zgjidhje për zëvendësimin e një ministri të ri të Brendshëm, nuk do të vendosë një njeri të lidhur me krimin, por vetë një kriminel.

Nuk është një seancë e zakonshme, qëllimi është të shprehi gjendjen në të cilën nfofhet vendi. Grupi parlamentar ka bërë publike fakte të rënda. Pavarësisht se është familjar i një ministri, duhej të kryente dënimin. Nuk ka bërë asnjë ditë burg, ka ndërruar emrin, dhe ka vazhduar me të njëjtën praktikë, në bashkëpunim me organizatat kriminale.

Edmond Spaho, deputet i PD

Spaho është shprehur me tone të forta duke theksuar që nuk mund të shkojmë drejt Europës në këtë lloj gjendje. Ai gjithashtu ka thënë që nuk do të ketë zhvillime në parlament nese ministri i Brendshëm nuk jep dorëheqjen.

Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike ka thënë që nuk do të ketë zhvillime dhe hapa progresive nese nuk jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Xhafaj, pasi në Shqipëri vuan populli dënime që nuk duhet ti vuajë, ndërsa persona që janë dënuar me vendim të prerë nga një gjykatë supreme.

 Agron Xhafaj sot është i lirë dhe çdo ditë endet sa në Vlorë sa në Tiranë. Zhvillon i lirë aktivitetin e tij të trafikut sepse e mbron vëllai i tij ministër. Xhafaj qarkullon me emër tjetër. Kërkojmë të largohet urgjentisht ministri i Brendshëm sepse si kryetar i komisionit të ligjeve ka falsifikuar ligjin për t’i dhënë mbrojtje e suport vëllait të tij të dënuar në shtetin fqinj.

Flamur Noka, deputet i PD

Do të kthehet në një model për brezat, nuk do të ketë më normalitet. Nuk duhet të heshtin deputetët e PS por duhet të ngrihen e të thonë që ky është një krim.

Nese nuk dorëhiqet ministri i Brendshëm, nuk do të ketë një normalitet.

Grida Duma, deputete e PD

Nuk mund të diskutohet ligji për "Trashëgiminë Kulturore" pasi Shqipëria vuan kanabizimin e vendit. Është shokuese që prej 2 javësh denoncime nga ana e PD për vëllain e ministrit të Brendshëm, dhe prokuroria e askush nuk bën asgjë. Po e çojnë vendin drejt jashtë normalitetit.

Kejdi Mehmetaj, deputete e LSI

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:42
Pas bojkotit të Komisoneve, Basha mbledh aleatët parlamentarë

Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët parlamentarë në selinë blu. Në takim ndodhet edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa në qendër të bisedës është aksioni opozitar kundër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas akuzave për vëllanë. 

PD sot ka bllokuar funksionimin normal të komisioneve parlamentarë ditën e sotme, sipas saj asgjë nuk mund të funksionojë në normalitet nese nuk dorëhiqet ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas akuzave të opozitës.

Në takim kanë qënë kryetarja e LSI, Monika Kryemazhi, kreu i LZHK, Dashamir Shehu dhe Nard Ndoka.

Ora 10:20
Akuzat ndaj Xhafajt, debate mes PD dhe PS në Komisionin e Ekonomisë

Nis Komisioni i Ekonomisë dhe ndryshe nga herët e tjera, ashtu siç kishin njoftuar, pjesëmarrës në Komision janë të gjithaë grupi parlamentar i PD. 

Po ashtu si në Komisionin e  Medias, ku mazhoranca u largua nga salla, ka nisur me debate edhe Komisioni i Ekonomisë, mes Jorida Tabakut dhe kreut të Komisionit, Erion Braçe, pasi sipas tij, PD nuk po I përmbahet rendit të ditës, për të cilin është mbledhur komisioni.

PD ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me akuzat e PD, ku sipas opozitës, Xhafaj po vepron në kundërshtim me ligjin, duke mbrojtur vëllain e tij, të dënuar nga Italia me 7 vite burg.

Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga komisioni, në sallë ka qëndruar vetëm Haxhinasto.

Fatmir Xhafaj është një nga ministrat më të mirë. Këta duhet të duartokasin Xhafajn dhe policinë për dhjetra operacione kundër kokainës. Politikeë bajate e propagandë nga opozita.

Erion Braçe, deputet i PS

Ora 09:54
PD bojkoton Komisionet, Balla mbledh deputetët

Strategjia e Partisë Demokratike duket se është bojkotimi i Komisioneve, ashti siç ndodhi me Komisionin e Medias. 

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS ka mbedhur deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Shëndetësisë. Takimin do e zhvillojë në kuadër të sjelljes së deputetëve të Partisë Demokratike.

Deputetët e PD kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre në Komisionin e Ekonomisë dhe Shëndetësisë.

Sipas burimeve për Report Tv, deputetët e PS do të jenë pjesëmarrës në Komisionin e Ekonomisë.

Porosia e Ballës  miratoni çdo akt të parashikuar pavaresisht zhurmës së opozitës.

Kemi përgjegjësinë për të qeverisur vendin. E dimë që PD kërkon të bllokojë rrugën tonë europiane. Por ne duhet të vijojmë përgjegjësinë tonë. Komisionet sot të vijojnë sipas axhendës.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 15/05/2018 12:26

    Jane bere bashke te gjithe monstrat e plehrat e PD-se,shikojini fytyrat sa te neveritshem,Mul Noka,Strazimiri,Salianji,Grida Duma,Gazmend Bardhi,Albana Vokshi,djali i Fahri Balliut,Fatmir Mediu,Sali Berisha,Lul Basha te gjithe plehrat e turpi i politikes.

    Përgjigju
  • Tiini: 15/05/2018 11:14

    Mashtrimet me dirigjent Saliun jane per te djellur kaos . Xhafa dorehiqet kur te vertetohet me prova bashkepunimi me vellain ( qe nuk ka ndodh kurre) dhe jo me skemat nashtruese te PD . Mazhoranca te ngrihet dhe ti tregoh vendin jetyre horrave qe pi mbajne oeng Shqiperine

    Përgjigju
  • Baki: 15/05/2018 10:08

    Bobo per ca i kemi votuar ne dhe me ca meren kta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare