/ATSH/- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave i kërkoi të mërkurën Autoritetit të Konkurencës të rrisë kontrollin dhe monitorimin e tregjeve në mënyrë që të mbrohen të drejtat e qytetarëve dhe konsumatorëve.
Tregjet e sektorëve kryesorë nuk kanë qenë të monitoruar dhe kontrolluar aq sa duhet, duke krijuar në shumë raste monopole. Kjo ka ndikuar negativisht në klimën e biznesit, por edhe në shërbimet ndaj konsumatorëve. Kjo çështje është bërë shpesh objekt i debateve politike dhe publike.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Koçi, anëtar i komisionit të Ekonomisë, tha se Autoriteti i Konkurencës duhet të monitorojë vazhdimisht tregjet prioritare që kanë qenë objekt hetimi si tregu i telefonisë celulare, gazit, sigurimeve, energjisë dhe transportit ndërkombëtar. Ndërsa deputeti i PD-së, Shrefedin Shehu, kërkoi që rezoluta e Kuvendit të jetë më konkrete ku të përfshihen më shumë shifra dhe krahasime.
/Shqiptarja.com