Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën marrëveshjen e garancisë së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) dhe bankës Intesa Sanpaolo Sllovaki (Vseobecna Uverova Banka A.S, Sllovak). Kostot e kësaj garancie do të përballohen nga buxheti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (njohur më parë si CEZ, Shpërndarje). Kjo marrëveshje garancie sovrane nuk i referohet një transaksioni ekonomik mbi të cilin lindin detyrime tatimore. Në bazë të legjislacionit në fuqi mbi transfertat bankare nuk aplikohen taksa apo tatime. Zëvendësministri i Financave Erjon Luci theksoi se do lëshohet garanci për OSSHE prej 83 mln euro. Ai sqaroi se marrëveshja është bërë me bankën sllovake.
Ndërkohë, zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja bëri të ditur se është paguar kësti i parë i dëmshpërblimit për CEZ. "Impakti i kësaj kredie në buxhetin e shtetit është 0. Kërkohet garancia si mbulim. Pagesat janë të ndara në 5 këste, një e paguam", theksoi Bejtja.
Në kuadër të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me shoqërinë CEZ a.s., ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s., në datën 23 qershor 2014, është nënshkruar marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve të krijuara. Kjo marrëveshje përmban disa kushte të nevojshme, përmbushja e të cilave kushtëzon hyrjen në fuqi të saj.
Në bazë të pikës 4, të marrëveshjes ku trajtohen kushtet, ndërmjet të tjerave, parashikohet si kusht për hyrjen në fuqi të saj lëshimi nga ana e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (njohur më parë si CEZ, Shpërndarje), i një garancie, në bazë të së cilës do të sigurohej përmbushja e detyrimeve ndaj CEZ a.s.
Propozimi i paraqitur nga Intesa Sanpaolo Sllovaki (Vscobecna Uverova Banka a.s.), nëpërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania, pas një procesi të gjatë negociimi, plotësonte kushtet e specifikuara në marrëveshjen e mirëkuptimit dhe kohën e lëshimit e konfirmimit të garancisë brenda datës 31 korrik 2014. Në ofertën e paraqitur nga kjo bankë përcaktohet edhe kushti i lëshimit të garancisë ndërmjet Vscobecna Uverova Banka a.s. dhe OSHEE-së.
/Shqiptarja.com