Komisioni i Ekonomisë, PS pyet
Autoritetin: A ju pyet Qeveria?

Komisioni i Ekonomisë, PS pyet <br />Autoritetin: A ju pyet Qeveria?
TIRANE - Komisioni i Ekonomisë është mbledhur për të dëgjuar raportin e Autoritetit të Konkurencës. Lindita Late, kryetare e institucionit, tha se "kemi vendosur 58 gjoba në të gjithë vendin; prej tyre, 26 janë apeluar nga subjektet ndërsa 9 raste janë dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Eksperienca na mësoi të rregullojmë komunikimin me entet.

Deputetët e opozitës kanë shtruar disa pyetje ndaj Autoritetit. Deputeti socialist Ahmetaj pyeti nëse ka ndonjë rast ku Autoriteti të ketë bërë diferencë në tregun shqiptar dhe në ligj? A janë parë ndryshimet që janë bërë në legjislacionin fiskal? Deputeti Erion Braçe ngriti pyetjen tjetër: Ka ndonje marredhenie ndermjet qeverise dhe jush, para se ajo t'i ktheje kompanite ne monopol, per shembull kur dha me koncension sherbimin teknik te automjeteve? A po konsultohet me ju para se te kerkoje te kaloje monopol, markimin e karburanteve apo licensen e lotarise kombetare, terminalin e konteniereve? A ju bie ne sy qe gjithe kerkimi i naftes po perqendrohet ne nje kompani te vetme?  

Autoriteti i Konkurrencës vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg në zbatim të ligjit "Për mbrojtjen e Konkurrencës" duke u mbështetur në tre shtylla kryesore që përcaktojne mbrojtjen e konkurrencës: abuzimin me pozitën dominuese; marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve, si dhe të gjithë kuadrin ligjor që rregullojnë aktivitetin e një institucioni të pavaruar në Republikën e Shqiperisë. Ky institucion e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, me synimin final që tregu të gjeneroje zhvillimin.

Lajmi vijon...

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë