Komisioni i Ekonomisë, seancë dëgjimore me 3 kandidatë për anëtarë të KMBSH-së
TIRANË - Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave nisi të martën seancën dëgjimore me tre kandidaturat e përzgjedhura për Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, Tonin Kola dhe Genti Sejko.
TIRANË - Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave nisi të martën seancën dëgjimore me tre kandidaturat e përzgjedhura për Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, Tonin Kola dhe Genti Sejko. Dy kandidaturat Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola janë propozim i Kuvendit, ndërsa kandidatura e tretë, Genti Sejko erdhi si propozim i Këshillit Mbikqyrës.
Natasha Ahmetaj, një ndër kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, fokusoi debatin gjatë seancës së sotme te kreditimi, konkretisht te portofoli i kredive të këqija. Ahmetaj tha se biznesi privat nuk e ka kulturën e shlyerjes së kredisë dhe numri i kredive të këqija është problematik në Shqipëri, duke shtruar kështu tezën e uljes së numrit të tyre me kujdes më të madh nga bankat e nivelit të dytë. Po ashtu, sipas Ahmetaj, ulja e normës së interesit nuk ka më forcën dhe efektin e duhur në ekonomi. Ndaj vijoi ajo, nevojitet konsolidimi fiskal për të mundësuar rritjen ekonomike. "Të ndjekim shembullin e Bankës së Anglisë për politikat e kreditimit dhe bashkërendimit të tyre me politikat fiskale", deklaroi Ahmetaj.
Ndërkohë kandidati tjetër, Genti Sejko, propozuar nga Këshilli Mbikëqyrës, theksoi se krahas mirëmenaxhimit, Banka e Shqipërisë duhet të ndërmarrë politika monetare që sjellin stabilitet financiar.
Pas z. Sejko do të paraqesë vizionin e tij edhe kandidati i tretë, Tonin Kola. Dhjetë kandidatë për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, janë dëgjuar nga anëtarët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, në procesin e hapur nga Kuvendi për vendet vakante në të të premten e shkuar. Vetëm 3 prej tyre u përzgjodhën në një proces të dytë për të zhvilluar një seancë tjetër dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. Ky i fundit do të zgjedhë emrat përfundimtare dhe dy kandidatët që do të kenë shumicën e votave do të gëzojnë statusin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës. /ATSH/
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.6%
-
Jo
18.2%
-
Ndoshta
11.2%
Vota total: 1396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekt-ligji për Policinë e Shtetit hap diskutimet te ‘Ligjet’/ Prençi: Të shihet koha e mbajtjes në rajon, Naço: Nga 12 orë është propozuar 5
23 Korrik, 12:07
-
‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)
23 Korrik, 12:05
-
Lajm i mirë për studentët, merret vendimi: Abone falas edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
-
Fërgesë verore me speca e patëllxhanë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:59
-
Sorbeto me shalqi nga zonja Albana
23 Korrik, 11:49
-
Recetë e shpejtë në 5 minuta me speca dhe gjizë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:37
-
Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24 orët e fundit, 18 u shuan
23 Korrik, 11:37
-
Patëllxhanë Qebap nga zonja Albana
23 Korrik, 11:33
-
Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!
23 Korrik, 11:14
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Mbrëmë u vra një kamarier!
23 Korrik, 10:52
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorike D5
23 Korrik, 10:51