Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik. Saphiu thotë se Rama, është i pari kryeministër në 80 vite që shkon të takojë diasporën në çdo qytet të SHBA dhe BE.
Po ashtu, Spahiu u ndal edhe tek vota e diasporës, për të cilën thotë se u mundësia për herë të parë nga qeveria socialiste.
“Për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon në çdo qytet ku jeton diaspora. Dua ta konstatoj këtë fakt, që kemi të bëjmë me fenomenin e parë që se kishim parë në asnjë lloj qeverie, komuniste, demokrate. Këtë se ka bërë as kryeministri Meta, Nano, Berisha, as Mehmet Shehu as Ramiz Alia. Arsyet përse shkon janë nga më të shumtat, Rama i njeh vetes të drejtën e legjitimitet për të shkuar të diaspora se për herë t parë aplikohet drejta për të votuar për qeverisjen në Tiranë. Me hir apo pahir, e vërteta e dytë është që socialistët janë qeverisja e parë që i njeh me ligj emigrantëve të drejtën për të votuar. Është një e drejtë e mohuar e shqiptarëve, kjo po bëhet realitet në zgjedhjet e 2025”, tha Spahiu në Report Tv.
Sa i takon incidentit me gazetarët shqiptarë që u mbajtën 3 orë në kufi nga pala greke, Spahiu thotë se është e turpshme se si opozita shqiptare nuk pati një reagim mbi këtë incident duke mbajtur krahun e Greqisë dhe jo të gazetarëve shqiptarë.
“Pse opozita shqiptare dhe Berisha s’kanë dalë me një deklaratë për të mbrojtur gazetarët që u bllokuan në kufi. Opozita që proteston me mosbindje për shumë problematika hesht kur ka shkelje të të drejtave të njeriut në raport me Greqinë. Opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve të Shqipërisë”, tha Spahiu.
Për reformën në drejtësi, Spahiu thotë se u bë falë presionit të SHBA, ndërsa ngre pyetjen nëse do ekzistonte SPAK dhe a do arrestonte dot, nëse kryeministër do ishte Berisha?
Juristi Kreshnik Spahiu komenton mesazhet e kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi gjatë takimit me shqiptarët në Selanik. Spahiu thotë se roli i SHBA në procesin e reformës në drejtësi është i pamohueshëm, duke theksuar se falë presionit të SHBA u votua reforma në drejtësi.
LSI (tani Partia e Lirisë) dhe PD, ishin dy partitë që nuk e donin këtë reformë thotë Spahiu në Report Tv, ndërsa ngre pyetjen nëse do ekzistonte SPAK dhe a do arrestonte dot, nëse kryeministër do ishte Berisha?
“Ky është debat u madh që Rama e filloi në takimin në New York, u kujdes ta përsëriste edhe në Selanik, sot zhvillohet një debat i fortë në Shqipëri, nëse SPAK është i pavarur, nëse SPAK drejtohet nga PS, apo nëse gjitha sukseset dhe arrestimet e SPAK janë si pajë e mbështetjes amerikane dhe ky sukses duhet t’i takojë SHBA. Ka disa të vërteta që duhet t’i pranojmë. Roli i SHBA është i pamohueshëm në procesin e reformës në drejtësi, për faktin se nëse s’do ishte presioni i SHBA në vitin 2015-2016, kur u votua reforma në drejtësi, s’do arrihej kuorumi prej 93 votash që ishte i nevojshëm për ndryshimet kushtetuese. Ata të cilët kundërshtonin dhe u ushtrua presioni ishin LSI dhe PD, dy forcat që nuk e dëshironin reformën në drejtësi, nga ana tjetër duhet të kemi parasysh një fakt, janë të njëjtët prokurorë, e njëjta ambasadë, të njëjtët ekspertë të huaj. Pse sot, pse tani, pse këto tre vite ka pasur sukses SPAK.
Në të gjithë historinë e politikës dhe drejtësisë në këto 34 vite ka qenë betejë e fortë mes sistemit ekzekutiv dhe gjyqësor. Pyetja është a do e lejonte një qeveri e demokratëve ndërtimin e SPAK. Se këta prokurorë që sot punojnë në SPAK, kanë punuar edhe më parë. Përse s’ka pasur kryeministra të arrestuar, ministra e deputetë. Realiteti është ky që duhet pranuar. Jo se nuk ka pasur përpjekje për tu arrestuar politikanë të nivelit të lartë, por presioni politik ka qenë i fuqishëm sa ka shkatërruar çdo përpjekje të drejtësisë për arrestime të nivelit të lartë”, tha Kreshnik Spahiu në Report Tv.
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv deklaratën e kryeministrit Rama nga Selaniku, ku tha se do t’i drejtohen qeverisë greke me një kërkesë për rishikimin e vendimit të vitit 2011 që ndalon gazetarin Marin Mema të hyjë në Greqi.
Spahiu thotë se nuk është vetëm gazetari Mema që i ndalohet hyrja në Shqipëri, por Rama duhet t’i kërkojë Greqisë anulimin e ‘non gratave’ për 100 figura publike shqiptare.
“Incidenti me gazetarët në kufi nuk ndodh për herë të parë, dikush duhet t’i kujtojë kryeministrit shqiptar që jo vetëm Marin Mema është i padëshiruar në Greqi. Greqia e quan incident hapjen 5 minua me vonesë të derës që iu bë Belerit apo mospritjen në takim nga Edi Rama të Fredi Belerit. Askush nuk doli të thonë që Belerit iu vonua dera 5 minuta, ndërkohë dhjetëra personazhe publike, politike, mediatike janë ndaluar prej 20 vitesh në kufi në Greqinë dhe sot nuk u lejohet futja në Greqi. Shqipëria s’ka kërkuar që lista e personave të padëshiruar që nuk u lejohet futja në Greqi të revokohet. Nuk mundesh që kur vjen e dhe momenti i fundit që kërcënohet kryeministri, paska qenë problem edhe ndalimi i Marin Memës”, Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se SHBA dhe BE kanë mbështetur Shqipërinë dhe jo Greqinë në konfliktet e fundit. Sipas tij, Shqipëria ka fituar debatet diplomatike sepse perëndimi ka anuar në krahun e Shqipërisë.
“Sot është një realitet krejt tjetër edhe për një arsye të thjeshtë. Nëse para 15 vitesh në një debat dhe konflikti mes Greqisë dhe Shqipërisë perëndimi rreshtohej pro Greqisë, sot BE dhe SHBA në çdo mosmarrëveshje kanë qenë avokatë të Shqipërisë. Shqipëria ka fituar debatet diplomatike sepse perëndimi ka anuar në krahun e Shqipërisë”, tha Spahiu.
Duke komentuar takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Selanik, juristi Kreshnik Spahiu u ndal edhe në kohën kur shqiptarët mbërritën në Greqi. Gjatë sistemit të Berishës, Spahiu thotë se shqiptarët në Greqi u detyruan të ndërrojnë emrat, fenë, kombësinë. Por, sot sipas tij është nëj realitet komplet ndryshe për shqiptarët në Greqi.
"Deri dje janë ndjerë të braktisur, të poshtëruar, janë detyruar të ndërrojnë emrat, fenë, kombësinë, nga myslimanë janë bërë ortodoksë, nga shqiptarë janë bërë grekë. Ato vite nuk kanë qenë larg, para 10 apo 15 vitesh. Sot është një realitet krejt tjetër.", tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv incidentin me gazetarët shqiptarë, të cilët u mbajtën për rreth 3 orë në kufi nga pala greke, ndërsa ishin nisur drejt Selanikut për të ndjekur takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët.
Spahiu tha se është e turpshme se si opozita shqiptare nuk pati një reagim mbi këtë incident duke mbajtur krahun e Greqisë dhe jo të gazetarëve shqiptarë.
“Pse opozita shqiptare dhe Berisha s’kanë dalë me një deklaratë për të mbrojtur gazetarët që u bllokuan në kufi. Opozita që proteston me mosbindje për shumë problematika hesht kur ka shkelje të të drejtave të njeriut në raport me Greqinë. Opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve të Shqipërisë”, tha Spahiu.
Keti qe emeronte magjistratet po i mbarohen leket tani eshte kthyer kete se helbeteme keto maskaralleqe ka jetuar gjith jeten hidhu kete e hidhu andej, kur qenka kaq i mire dhe i zoti perse nuk vejen ne kohen e Edi Rames hiku nga shqiperia ky te vije ketu apo eshte qerrata te jetoje ne mes te Gjermanise dhe te flase si e eme e Zeqos maj thane ketu i bie, kur qenka kaq mire shqiperia te vije ketu ai dhe te kontriboj nga ketu dhe jo nga emigrimi se po jeton ne luksi se para te madhe ka bere ne kohen qe Sali maskarai e vuri te drejtoje Drejtesise shqipetare. turp per te.
PërgjigjuZ.Spahiu,dua t'ju korrigjoj ne dy ceshtje.1-Sa i perket votes se diaspores,i pari qe e propozoi ishte Lulzim Basha(deklaratat e tij per kete ceshtje i ke me ze e figure).PS,PD,PL nuk u vinte zeri ne fillim.U desh dhe presioni nga diaspora qe me ne fund PS te pranonte,bile Rama i bie gjoksit si realizues i saj,por e verteta eshte qe Basha e propozoi,diaspora presionoi dhe PS e realizoi me shpirt nder dhembe,por e realizoi ama,se kishte numrat ne Kuvend per vote.2-Ju thoni qe Rama eshte i pari kryeminister qe takohet me diasporen.Eshte i pari,jo sepse ishte i pari qe u kujtua per diasporen,por sepse eshte hera e pare qe diaspora voton.Po te mos ishte vota ne mes,nuk kishe per te pare as Ramen,as ndonje politikan tjeter te kujtohej per diasporen.
PërgjigjuMe falni por ky patrioti qe po flet cfare pozicioni ka ne jete? Pse duhet te degjojme komentet e dikujt qe pasi beri lesh e li drejtesine ne kohen e Saliut na jep mesime me korespodence nga atje Ku eshte?
PërgjigjuFantomasi, Bushati me shoke Jane kafshet qe ende pretendojne qe nje krimineli ordiner si Belerit i Jane priviar te drejtat nga Drejtesia Shqiptare dhe qe e paaraqesin vendin tone so Narkoshtet. Nese e ben kete perdite e perdite si nje akt antishqiptar, ne sherbim te padronit te rradhes, interesit financiar personal, si Fantomasi qeros, apo si idiot i dobishem, si Bushati me shoke, atehere nuk ke pse te çuditesh qe polici grek te te trajtoje si te tille, pra si individe pa personalitet, sic jane gjithe keta Dumbabat e klanit, apo te trajtoje ashtu sic e paraqet Fantomasi me shoke, si nje vend narkotrafiku. Ketu dallohen patriotet e vertete qe ç’kane me qeverine e rradhes merren me Ramen, por jo per inat te Rames, po mbeshtet Belerin, apo cdo antishqiptar tjeter i çdo ngjyre e nacioni se keshtu mund ti behet dem Rames. Ketu kampion ke Lubonjen cmirezi dhe Shkullakun dallkauk qe vecse nxijne, shajne a mashtroine, e ekzagherojne te metat e medha qe ne te gjithe si individ e si komb kemi. Çfare keta maskarenj nuk guxojne te thone eshte se te pakten me ballkanasit e tjere, dhe me Greket and Italianet, nuk jenmi aspak me ndryshe dhe ashtu ne menryre pesimiste e negative, sic per fat te keq, keta zorzop te pafytyre e paraqesin realitetin shqiptar, resti i botes me te qyetetruar/prerendimore i shikon dhe i trajton greket e italianet. Ka ikur koha kur shqiltaret duhet ta shohin veten e tyre si qenie me te prapambetura sesa fqinnjet tane te ballkanit apo te perten Adriatikut. Cdo shqiptar qe jeton jashte Shqilerise e kutpon dhe e di kete fort mire.
Epo normal, sa e kishte tarifen per magjistrat ky tipi ne kohen e tij?