TIRANE- Rritja e buxhetit për vitin 2014 për Ministrinë e Integrimit me 65% më shumë krahasuar me një vit më parë, do të ndihmojë në përmbushjen e detyrimeve dhe realizimin e reformave në kuadër të integrimit europian. Këtë e ka shprehur Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë raportimit në seancën dëgjimore në Komisionin e Integrimit. Sipas Ministres Gjosha, edhe rritja e buxhetit të përgjithshëm për vitin e ardhshëm shërben për përmbushjen e reformave në kuadër të 5 prioriteteve. Ministrja e Integrimit tha kjo institucioni që ajo drejton do të ketë një shtim të strukturës me 15 punonjës, duke e çuar numrin nga 75 në 90.
Gjosha tha se “Kemi rritje të buxheteve në disa instanca që shërben për të përmbushur detyrat . Buxheti 2014 është i fokusuar në 5 prioritete. Ministria e Integrimit do të vazhdojë reforamt. Në jemi të bindur për ta çuar përpara këtë progres”.
Ndërsa ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se “me këtë paketë fiskale dhe buxhet, në qershor do shtoni vendet skeptike dhe do jetë më e vështirë marrja e statusit. Do të vihet në pikëpyetje stabiliteti ekonomik i Shqipërisë”.
Ndërkaq, ministrja e Integrimti tha se “Projektet IPA nga 82 milionë euro, këtë vit do shkojnë në 100 milionë euro”, duke shtuar se “janë 22 projekte që vuajnë nga mospagimi i TVSH-së”.
Deputeti Taulant Balla tha se “Ajo që duhet të pranojmë është se Këshilli Europian mirëpret hapat e qeverisë së re në luftën kundër korrupsuonit”.
Gjithashtu inkurajoi autoritet të mbrojnë hapat e hedhura në tre muaj qeverisje në luftën kundër korrupsionit.
Buxheti i Ministrisë së Integrimit është miratuar me votat e mazhorancës, 6 pro dhe 3 kundër.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com