Debatet në Komisionin e Jashtëm të PE për Shqipërinë ofruan dy panorama të ndryshme, ndërsa vendi velrësohet për përparimin në rrugë ne anëtarësimit në BE, shqetësimet për zhvillimet e fundit zunë jo pak vend.
Emanuele Giaufret, vuri në dukje përkeqësimin e klimës politike.
“Klima politike në Shqipëri është tensionuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Polarizimi po thellohet dhe Parlamenti shqiptar nuk po arrin të përmbushë rolin e tij si një forum dialogu”, tha Emanuele Giaufret nga Komisioni Europian.
Ndërsa Valentina Superti, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, vlerësoi rezultatet e SPAK-ut, por theksoi se lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë e rëndësishme.
“SPAK ka vazhduar të japë rezultate të mira dhe ka shënuar përparim konkret në krijimin e një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë”, tha Valentina Superti, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian.
Duke folur për aktet e dhunës gjatë protestave si dhe pretendimet për tejkalim të forcës nga ana e policisë, ajo theksoi se Brukseli pret një hetim me përparësi të tyre.
Në përgjigje të pyetjeve të eurodeputetëve lidhur me imunitetin e ish.zv Belinda Balluku ajo konfirmpoi se kjo çështje do të shqyrtohet në të vlerësimit të kritereve të ndërmjetme.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se Komisioni po punon për mbylljen e kapitujve të tjerë të negociatave, mundësisht përpara fundit të këtij viti.
Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi reformën në drejtësi dhe rezultatet e SPAK-ut.
Ai theksoi se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dëshmojnë funksionimin e mekanizmave kundër korrupsionit, ndërsa vlerësoi edhe orientimin proevropian të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Masat që ndërmerren kundër korrupsionit dhe hetimi i rasteve konkrete krijojnë edhe një perceptim të përhapjes së korrupsionit në media. Por kjo do të thotë gjithashtu se edhe persona të fuqishëm dhe me profil të lartë përfundojnë në burg ose përballen me ndjekje penale”, tha raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Një nga ndërhyrjet më kritike erdhi nga eurodeputeti gjerman Michael Gahler, i Partisë Popullore Evropiane, i cili drejtoi delegacionin e Parlamentit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Duke komentuar protestat, Gahler hodhi madje idenë e krijimit të një qeverie teknike që sipas tij mund të ishte një zgjidhje për të qetësuar protestuesit.
Eurodeputeti italian Marco Tarquinio, i grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, u shpreh kritik me disa nga masat e përfshira në paketën anti dhunë të qeverisë.
“Janë parashikuar sanksione ndaj atyre që protestojnë, të cilat mund të arrijnë deri në gjysmë milioni lekë, që të konvertuara në euro janë rreth 5 500 euro, në një vend ku paga mesatare arrin në 930 euro”, tha eurodeputeti Marco Tarquinio.
Protestat në Shqipëri nisën si një formë kundërshtimi ndaj një propjekti për nje resort turistik në zvërnec dhe pretendimeve për dëmet e mundshme në mjedis. Përfaqësuesit e Komisionit Europian thanë se shqipëria duhet të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura.








Komente
Komento