TIRANE- Reforma në diplomaci është vënë në pikëpyetje nga opozita në Komisionin e Jashtëm. Pas prezantimit të tre kandidaturave për ambasador në Ambasadën e Gjermanisë e Austrisë dhe Këshillit të Europës, ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka akuzuar mazhorancën se “po sjell emra nga ai sistem të cilin e denigroi kur ishte në opozitë”.
Pas diskutimit në Komisionin e Jashtëm, kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati i është përgjigjur interesit të medias duke paralajmëruar shkurtim të ambasadave, si edhe rishikim të personelit.
Më herët, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, duke iu referuar periudhës ku po përpilohet buxheti për vitin 2014, ka bërë thirrje që “diplomatëve t’i garantohet infrastruktura dhe logjistika për të mos i parë më diplomatët siç i kemi parë deri tani”.
Tre kandidaturat për ambasadorë janë Ardiana Hobdari, Ambasadore në Këshillin e Europës, Roland Bimo, Ambasador në Austri dhe Artuar Kuko, Ambasador në Gjermani.
Këto kandidatura do t’i drejtohen Parlamentit, e pasi të marrin miratimin e Kuvendit, pritet dekretimi nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
MIRATOHEN NE KOMISION TRE KANDIDATURAT PER AMBASADORE
Komisioni i Politikës së Jashtme votoi unanimisht tre kandidaturat për ambasadorë, të paraqitura nga Ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Adriana Hobdari, kandidate për ambasadore në KE, Roland Bimo kandidat për ambasador në Vjenë dhe Artur Kuko në Bon u prezantuan sot para deputetëve të Kuvendit.
BUSHATI: QEVERIA JONE RRUGE TE RE
PER SHERBIMIN E JASHTEM
Gazetarja Jonjada Koci raporton nga kuvendi se “gjatë seancës Bushati iu përgjigj intersimit të deputetëve të majtë lidhur me buxhetin në mënyrë që të mos krijohen problematika fianciare për diplomatët.
“Ju sapo e keni lënë atë zyrë dhe e dini mirë se çfarë problematikash ka kjo temë”-ka reaguar Bushati. Vangjel Dule ka kërkuar garantim të infrastrukturës për diplomatët ndërsa ka vënë thekësinë te buxheti.
“Dua të jeni të vemendshëm në dy drejtime me këto figura. Tu garantoni infrastrukturen .Tjetra ne jemi në kohën e përpilimit të buxhetit dhe këtë nuk duhet ta vuAjnë me diplomatët. Ndihmojini me mesazhe të qarta politike . Duke ju afruar BE duan mesazhe të qarta jo hieroglife. Çfarë prisni ju të mbani ende 50 përqind të politikanëve në system?” u shpreh Dule.
Nga ana e tij ministri Bushati është shprehur se “do të shohim se si mund të hapim këtë rrugë të re në shërbimin e jashtem. Do të punojmë në këtë drejtim . Mos e ngatërrojmë me emra”.
DEBATE MIDIS POZITES E OPOZITES
PËR EMËRIMET DHE BUXHETIN
Nuk kanë munguar gjatë kësaj séance debatet midis pozitës dhe opozitës lidhur me faktin sesi janë emëruar ambasadorët dhe sesi janë trajtuar marrëdhëniet diplomatike me vende të caktuara.
“Në 5 kandidaturat e para 2 janë politike . Ju qëndroni në të njëjtat nivele gjë për të cilën na keni kritikuar”- deklaroi Bumci ndërsa deputetja Leskaj është kundërpërgjigjur duke u shprehu se ai është I fundit që mund të flas në këtë drejtim pasi i di shumë mirë rrethanat e marrëdhenieve me jashtë.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që Gjermania të jetë një partnere strategjike. “Kapitulli yne për mardhëniet me gjermaninë është goxha i zhvilluar. Por mardhëniet janë për tu përmirsuar”-u shpreh ministri Bushati.
BUSHATI: BUXHETI NA KA LENE PASOJA
DO MBYLLEN AMBASADA
Pas séancës minsitri Bushati parlajmëroi shkurtime stafi diplomatësh si dhe mbyllje të disa ambasadave për shkak të mungesës së buxhetit.
“Jam u kënaqur për mbështetjen që morëm në komisin. Do vazhdojmë me projektin e racionalizimit . Të kemi shërbime diplomatike që si shërbejnë politikës por vendit. Bushati . Buxheti është mjaft i rëndësishëm. Qeberia e kaluar na la një gropë të madhe. Do ketë mbyllje ambasadash. Do të ketë rialokim dhe shkurtim stafi”-deklaroi numri një i diplomacië shqiptare.
/Shqiptarja.com

CV e 3 ambasadorëve kandidatë për në KE