Komisioni i Ligjeve, Bardhi: Ndaloni shembjen e banesave te 5 Maji, duhet seancë dëgjimore banorë-bashki

Komisioni i Ligjeve, Bardhi: Ndaloni shembjen e banesave te 5 Maji, duhet seancë dëgjimore banorë-bashki

Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar disa projektligje, mes të cilave rivlerësimi i pronave, por duket se opozita e ka kthyer vëmendjen e mbledhjes në situatën e shkatuar sot të 5 maji, ku disa banorë protestuan duke refuzuar që t'i prishej shtëpia e tyre në kuadër të zhvillimit urban të zonës si dhe rindërtimit të disa banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Anëtari i PD, Gazment Bardhi ka kërkuar ndalimin e ndërhyrjes për prishjen e banesave në lagjen “5 Maj” në Tiranë si dhe zhvillimin e një seance dëgjimore mes banorëve që preken nga shembjet.

“Të mos kalohet vetëm me një fjali që kemi kërkuar informacione por t’i bëjmë thirrje në mënyrë të përbashkët, pa marrë meritën njëra apo tjetra palë, të gjithë bashkë t’i bëjmë thirrje institucioneve të ndërpresin procedurat, policia të tërhiqet, inspektorati i territorit të tërhiqet, të bëjmë seancë dëgjimore me banorët dhe bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira dhe të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për qytetarët", tha Bardhi. 

Bardhi madje kërkoi nga socialistët që të vepronin në interes të qytetarëve dhe jo të "mos mërzisin Erion Veliaj dhe kanë frikë të veprojnë".

"Nuk duhet të kemi frikë se na mërzitet Erion Veliaj, po t’i bëjmë thirrje policisë të tërhiqet në këtë moment. Ka më shumë policë atje, nuk lejohen gazetarët të kalojnë për të monitoruar situatën çfarë po bëhet, nuk lejohen banorët dhe të tjerë të asaj zone të kalojnë. Ka më shumë se dy mijë policë. Ky është terror. Dhe është detyra jonë të bëhemi zëri i atyre qytetarëve", tha Bardhi.

 


Lajmi kryesor:

Prishja e banesave te '5 Maji', PD kërkon seancë dëgjimore me banorët dhe Veliajn! Dorëzon zyrtarisht kërkesën në Komisionin e Ligjeve


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg