Prishja e banesave te '5 Maji', PD kërkon seancë dëgjimore me banorët dhe Veliajn! Dorëzon zyrtarisht kërkesën në Komisionin e Ligjeve

Prishja e banesave te '5 Maji', PD kërkon seancë dëgjimore me banorët dhe Veliajn! Dorëzon zyrtarisht kërkesën në Komisionin e Ligjeve

Banorët te 5 Maji sot në protestë

Nëpërmjet 8 deputetëve, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit të Ligjeve mbajtjen e një seance dëgjimore për shembjet e banesave te zona e “5 Majit”. PD kërkon që në këtë seancë të thirret kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Drejtori i IMT, kryepolici Gledis Nano, Avokati i Popullit Erinda Ballanca si dhe banorë të prekur nga projekti.

Po ashtu, PD kërkon që seanca të mbahet të enjten në orën 11.00 ku të paraqiten edhe dokumentet e plota për projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.

Sipas selisë blu, mbledhja është urgjente, pasi prek të drejtën themelore të pronës.

Më herët gjatë ditës së sotme, shembja e 7 banesave (nga 430 në total) që preken nga projekti i rindërtimit në zonën e '5 Majit' në Tiranë u shoqërua me tensione mes banorëve dhe Policisë. Banorët bënë rezistencë, duke pretenduar se shembja e banesave është kundër ligjit dhe se ato nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës sa i përket bonusit të qirave.

Nga ana tjetër, nënkryetari i bashkisë së Tiranë, Arbian Mazniku, tha në një intervistë për Report Tv se banorët i kanë marrëveshjet e gatshme me bashkinë dhe se do të shpronësohen me metër për metër si në truall ashtu edhe në banesë. Banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8 që preken nga ky plan, do të strehohen më tej në një bllok pallatesh që ndërtohet po te “5 Maji” e ku do të bashkëjetojnë edhe banorë, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe ata që i kap plani zhvillimor.

Ndërkohë, shumica e banorëve që janë prekur nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t'u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.

Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë. 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
Komisioni i Ligjeve, Bardhi: Ndaloni shembjen e banesave te 5 Maji, duhet seancë dëgjimore banorë-bashki

Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar disa projektligje, mes të cilave rivlerësimi i pronave, por duket se opozita e ka kthyer vëmendjen e mbledhjes në situatën e shkatuar sot të 5 maji, ku disa banorë protestuan duke refuzuar që t'i prishej shtëpia e tyre në kuadër të zhvillimit urban të zonës si dhe rindërtimit të disa banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Anëtari i PD, Gazment Bardhi ka kërkuar ndalimin e ndërhyrjes për prishjen e banesave në lagjen “5 Maj” në Tiranë si dhe zhvillimin e një seance dëgjimore mes banorëve që preken nga shembjet.

“Të mos kalohet vetëm me një fjali që kemi kërkuar informacione por t’i bëjmë thirrje në mënyrë të përbashkët, pa marrë meritën njëra apo tjetra palë, të gjithë bashkë t’i bëjmë thirrje institucioneve të ndërpresin procedurat, policia të tërhiqet, inspektorati i territorit të tërhiqet, të bëjmë seancë dëgjimore me banorët dhe bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira dhe të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për qytetarët", tha Bardhi. 

Bardhi madje kërkoi nga socialistët që të vepronin në interes të qytetarëve dhe jo të "mos mërzisin Erion Veliaj dhe kanë frikë të veprojnë".

"Nuk duhet të kemi frikë se na mërzitet Erion Veliaj, po t’i bëjmë thirrje policisë të tërhiqet në këtë moment. Ka më shumë policë atje, nuk lejohen gazetarët të kalojnë për të monitoruar situatën çfarë po bëhet, nuk lejohen banorët dhe të tjerë të asaj zone të kalojnë. Ka më shumë se dy mijë policë. Ky është terror. Dhe është detyra jonë të bëhemi zëri i atyre qytetarëve", tha Bardhi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025