TIRANË - Komisioni i Ligjeve kaloi në unanimitet, projektligjin për marrëveshjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për projektin TAP.

Sipas përfaqësuesit të ministrisë së Ekonomisë, gjurma se ku do të kalojë traseja e projektit do të vendoset në muajin prill në Këshillin kombëtar të Rregullimit të Territorit. Më tej, shefi i projekteve në ministrinë e Ekonomisë, Stavri Dhima, u shpreh se projekti TAP eshte me rëndësi për gazifikimin e Shqipërisë, pasi me këtë projekt përmbushen detyrimet ndaj marrveshjeve të nënshkruara.

Shqipëria, Greqia dhe Italia e nënshkruan vitin e kaluar këtë marrëveshje për ndërtimin e gazsjellësit e trans-adriatik. Kjo marrëveshje mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për realizimin e projektit, që nëse fiton ndaj rivalit Nabuko, shndërron Shqipërinë në nyje strategjike të transportit të gazit natyror nga Kaspiku në Evropën Perëndimore.

Redaksia online
(j.k/ar.sh/shqiptarja.com)