TIRANË - Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vijoi sot me miratimin nen për nen të projektligjit "Për njoftimin dhe konsultimin publik". I pranishëm në mbledhje ishte edhe Drejtori i Kabinetit në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike, Lorin Ymeri.
Ky projektligji rregullon marrëdhëniet që krijohen në një proces të konsultimit publik, transparent, gjithëpërfshirës, të realizuar në kohë dhe efektiv ndërmjet organeve publike qendrore dhe vendore dhe palëve të interesuara, në procesin e vendimmarrjes së projektakteve si projektligje, dokumente strategjike kombëtare dhe lokale, si dhe politikave me interes të lartë publik.
Me propozim të relatores, Vasilika Hysi, u riformulua neni 10, ku përcaktohet se "çdo organ publik cakton një person si koordinator të njoftimit dhe konsultimit publik, i cili do të jetë përgjegjës për bashkërendimin dhe administrimin e përgjithshëm të punës për garantimin e së drejtës së njoftimit e të konsultimit publik të parashikuar nga ky ligj.
Po ashtu, ndërhyrje u bënë dhe në nenin 15, pika a dhe b, ku tashmë përcaktohet se "palëve të interesuara u jepet koha e arsyeshme për të dërguar pranë organit publik vendimmarrës komentet dhe rekomandimet e tyre: a) brenda 25 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak; b) brenda 30 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik".
Relatorja Hysi tha se "ky ndryshim do të shoqërohet me ndryshime dhe në pikën 2, të këtij neni, ku për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme sipas vendimit të organit publik, afati për dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 40 ditë punë nga data e njoftimit". Anëtarët e komisionit vendosën që të rishohin edhe njëherë disa propozime për ta miratuar në tërësi në mbledhjen e radhës. /ATSH/
/Shqiptarja.com