TIRANE- Agjencia për Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka marrë më shumë kohë për të përmbyllur procesin e kthimit të pronave. Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi shtyrjen me një vit e afatit të punës për Agjencinë. Gjatë diskutimeve, zv.ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi, kërkoi shtyrjen e afatit të punës së AKKP-së, me pretendimin se duhen reforma, inventarizim dhe faturë e saktë kompensimi.

“Procesi i kthimit të pronave nuk mbyllet dot brenda këtij viti”, tha Peçi.
 
Deputetët e maxhorancës Bashkim Fino dhe Spartak Braho, ishin të mendimit se kthimi dhe kompensimi i pronave nuk mund të bëhet në një vit, prandaj duhet t’i jepen të paktën dy vite.

“Deri në 30 prill 2015 nuk përfundon procesi. Ta shtyjmë edhe 2 vite të tjera që ta mbyllim njëherë e mirë”, tha në komision deputeti socialist Fino. Ndërsa Spartak Braho u shpreh: Ne nuk kemi pasur agjenci të kthimit dhe kompensimit të pronave, ne kemi pasur agjenci të kthimit dhe vjedhjeve së pronave. Një agjenci në të cilën Elvis Cefa ka bërë batërdinë, ka kompensuar dhe ka kthyer pronat e tija. Letrat Elvis Cefes do ti hapen, kjo është arsyeja për të cilën Elvis Cefa u lëviz nga drejtues i agjencisë në nënkryetar i KLD-së

 
Drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato, ka folur për vështirësitë që ka agjencia për të përmbyllur procesin, kun ë pritje janë 7400 dosje në shqyrtim. Komisioni i Ligjeve votoi në parim dhe tërësi edhe pr.ligjin “Për Legalizimet”, ku i pranishëm ishte dhe kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. 
 
“AKKP është në një situatë të vështirë për shkak të mungesës së inventarizimit. Na duhet 1 vit kohë për të bërë Inventarizimin”, u shpreh Qato.
 
Redaksia online
(a.h/e.s/shqiptarja.com)