Komisioni i Ligjeve refuzon gratë
për 20% në listat për bashkitë

Komisioni i Ligjeve refuzon gratë<br />për 20% në listat për bashkitë
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje projektligjin për disa shtesa e ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, duke u nisur nga propozimet që kishte bërë Aelanca e Grave Deputete që ky komision ka shqyrtuar. Sipas ndryshimeve të bëra Komisioni i Ligjeve nuk mori në shqyrtim amendamentet për 20 % gra kryebashkiake dhe 40 % deputete, por miratoi pas polemikash, propozimin për 50 % gra në këshillat bashkiake.

"Për çdo këshill bashkie, një në çdo dy emra të njëpasnjëshëm në renditje duhet ti përkasin të njëjtës gjini", tha relatori Subashi. Në këtë mënyrë u rrëzua kërkesa e grave deputete për të qenë të përfaqësuara 20% femra në garën për zgjedhjeve vendore. Megjithatë sipas ndryshimeve të bëra për partitë politike që nuk respektojnë kuotizimin gjinor dyfishohen gjobat, duke shkuar në 500 mijë lek.

Ndërkohë kjo hasi në kontestimin e depuetetes demokrate Mesila Doda. “Kemi kërkuar 20 % e kandidateve të jenë zonja. Neni që shtrembëron thelbin e propozimit tonë është neni që ndryshon refuzimin e listës. Nuk zgjidh asgjë refuzimi në bazë të një çmimi të caktuar. Nëqoftëse kalon kjo atëherë të gjitha propozimet tona kanë rënë", tha Mesila Doda.

Ndërkohë  që relatori i këtij projektligji argumentoi faktin se përse këto ndryshime janë shkrirë në këtë lloji forme dhe jo duke marrë masa eskrteme për refuzimin e lsitave shumëemërore në rastet kur nuk plotësohen kuatotat gjinore. "Sigurisht që kjo do të ishte një masë ekstreme. Ajo që kam propozuar është rritja e masës së gjobës. Nëse në zgjedhjet e përgjithshme është 1 milion lekë të reja mosrespektimi i  kuotës gjinore, për zgjedhjet lokale le të jetë 500 mijë lekë të reja, për çdo rast që evidentohet", tha Armando Subashi, PS.

Ndërkohë kreu republikan Fatmir Mediu ka shprehur mendimin e tij kundër kuotimit për 50% të grave në këshillat bashkiak, duke argumentuar se kjo mënyrë funksionimi, duke imponuar rregulla të tilla sjell një parazitizëm në politikë. "Kuotat sjellin parazitizëm në politikë, kjo shtrembëron vullnetin e votës së qytetarëve dhe nuk sjell asnjë efekt pozitiv. Ka parti për shembull që mbrojnë të drejtat e meshkujve dhe janë meshkuj, si do ia bëjnë do marrin pjesë në zgjedhje apo jo.

Nuk marrin dot se s'kanë mundësi të gjejnë 50 për qind të kuotave femra", u shpreh Mediu. Ndërkohë, deputetët demokrat u shprehën të gatshme të votojë të gjitha amendamentet e Alenacës së Grave Deputete, por nuk mund të pranojë një reformë zgjedhore të njëanshme. Sipas Eduar Halimit, reforma duhet të bëhet, ose me konsensus të plotë, ose në të kundërt me një komision të posacëm parlamentar. Ndërsa për Arben Ristanin, reforma zgjedhore duhet të reflektojë më së pari rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut